BAHAMAS

Një 27-vjeçar amerikan, i cili po udhëtonte në bordin e anijes kroçerë “Symphony of the seas” hidhet nga kati i 11 i saj për të realizuar një video virale.

Nick Naydev hidhet nga një lartësi prej 30 metrash afër ishullit të mrekulueshëm, Bahamas. Ai e realizoi videon dhe më pas e shpërndan atë në rrjetet sociale.

Por fatkeqwsiht e pësoi keq nga kompania e krocerës, Royal Carribean, e cila e zbriti nga anija. Madje sipas Corriere kompania edhe mund ta denoncojë 27-vjeçarin amerikan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb