Është hedhur sot shorti i turit paraeliminator në “Europa League” ku skuadra e Prishtinës e drejtuar nga Mirel Josa është njohur me kundërshtarin.

Kryeqytetasit e Kosovës do të ndeshen me ekipin Europa të Gjibraltarit. Ndeshja e parë do të luhet më 28 qershor, në Gjibraltar, ndërsa ndeshje e kthimit do të luhet në Prishtinë me 5 korrik.

Një kundërshtar jo i vështirë për skuadrën e Josës e cila do të ketë shanse të mira për t’u bashkuar në turin e parë se bashku me 3 skuadrat shqiptare nga Shqipëria, Luftëtari, Laçi dhe Partizani.

shorti

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb