Prokuroria e Përgjithshme ka hedhur sot shortin për rivlerësimin kalimtar të prokurorëve mbështetur në ligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” për procesin e “Vetting”-ut për 3 prokurorë të tjerë. Bëhet fjalë për dy ish-kandidatët për kryeprokuror Arqile Koça dhe Artur Selmani si dhe Sokol Stojani.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me praninë e kryetares Gerta Bungo ka hedhur shortin dhe ka përzgjedhur 15 dosje, nga 3 për secilin prej prokurorëve të 5 viteve të fundit të cilat do të shkojnë për shqyrtim.

Prej kohësh vijon hedhja e shortit për përzgjedhjen e dosjeve të secilit prokuror në kuadër të procesit të vettingut. Fillimisht është hedhur për ata që kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, e Këshillin e Lartë të Gjyqësorit si dhe për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb