TIRANE– Legjenda e Real Madridit, Fernando Hierro, eshte shprehur se kampionët e Evropës i kane te gjitha mundesite për të fituar Ligën e Kampionëve dy herë radhazi.
Hierro ka thënë se rekordet janë bërë për t’u thyer dhe Reali mund ta bëjë një gjë të tillë këtë edicion.

“Të gjitha rekordet mund të thyhen. Të gjithë janë pesimiste, pasi asnjë skuadër nuk e ka fituar dy herë radhazi Ligën e Kampionëve, por ne kemi një skuadër të fortë dhe një trajner të madh që na udhëheq. Të jemi kampione të Evropës është në ADN tonë”, tha Hierro për faqen zyrtare të UEFA-s.
Nga sezoni 1992-93 kur nisi Liga e Kampionëve, asnjë skuadër nuk ka arritur ta fitoje dy herë radhazi këtë trofe.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: