Liverpool i bën mbylljen perfekte vitit 2024, teksa shpartallon West Ham, me shifrat e thella 0-5. Një ndeshje në sens unik, që i jep fitoren e radhës, armatës së Arne Slot, që konfirmohet si skuadra me statusin e pretendetes kryesore këtë sezon, për të fituar titullin kampion.
Sfida foli nga fillimi në fund për “Reds-at”, të cilët treguan që në fraksionin e parë supremacinë e tyre ndaj “Hammers”, teksa realizuan plotë 3 herë, me Luiz Dias, Gakpo dhe Mohammed Salah. Alexander-Arnold me një goditje potente nga jashtë zonës dhe Diogo Jota 6 minuta nga fundi i ndeshjes kompletuan “Manitan” e skuadrës së Arne Slot. Fitorja e 3 radhazi në kampionat që i jep qetësinë e duhur në fundvit ekipit të Liverpool, që e sheh veten në + 8 pikë nga vendi i dytë.
Vetë tekniku holandez i “Redsave” u shpreh i lumtur për këtë fitore: “Luajtëm shumë mirë, kontrolluam topin në pjesën më të madhe të sfidës dhe krijuam shumë raste. Për mua personalisht ky ka qenë një vit shumë pozitiv. Për titullin është ende herët për të folur, na pret një Janar ku do të zhvillojmë 9 ndeshje, ndaj do të ketë shumë sfida përpara”.
Dominimi i Liverpool këtë sezon, që reflektohet edhe në faqet e para të tabliodëve kryesorë britanikë, ditën sotme që flasin me superlative për armatën e Arne Slot të udhëhequr nga egjiptiani Mohammed Salah.