Gonzalo Higuian debutoi me Çelsin në ndeshjen e Kupës së Federatës në Angli kundër Shefild Uensdei, por në Itali ende nuk e kanë harruar sulmuesin argjentinas.

Sidomos te Milani, ku në aventurën e shkurtër 6-mujore ai zhgenjeu plotësisht.

Nuk e ka harruar sidomos Mateo Salvini, ministri i brendshëm italian dhe njëkohësisht tifoz i thekur i Milanit.

“U soll në mënyrë të padenjë dhe shpresoj të mos duket më në Milano. Nuk më pëlqejnë mercenarët”, ka thënë Salvini, deklarata të forta, ose “ndërhyrje me takat lart” nëse do të përktheheshin në gjuhën e futbollit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb