Higuanin mund të rikthehet shumë shpejtë tek Juventus. E përditshmja britanike “Mirror” shpjegon detajet e këtij rikthimi befasues, me Chelsea që me sa duket nuk ka ndërmend të shtyjë edhe më 12 muaj të tjerë huazimin e tij. Paraqitja e Higuanin nuk ka bindur drejtuesit e bluve, e vetmja gjë që mund ta mbajë akoma në Londër është bllokada që i ka bërë FIFA merkatos së bluve.

Pasi u largua nga Torino afro një vit më parë, Higuanin mund të rikthehet shumë shpejt, kjo për vetë faktin që askush nuk e dëshiron më, madje as promotori i tij më i madh Maurizo Sarri. As në shtëpinë e Juventusit, Higuanin nuk është i mirëpritur, në rastin se Chelsea do të vendos ta rikthejë, Paratici duhet të mendoj shpejt për ti gjetur një tjetër sistemim.

Higuanin
Higuanin

Nga Anglia këtë lajm e bëjnë fakt të kryer pasi rendimenti i argjentinasi lë shumë për të dëshiruar, vetëm tre gola që nga dita kur ka zbarkuar në Londër. Paratici shpreson shumë që blutë të jetë të detyruar ta mbajnë në skuadër pasi Giroud dhe Eden Hazard janë me valixhe në duar, ndërsa e kanë të pamundur të futen në merkato.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb