Dy ditët e fundit kanë qenë të nxehta sa i takon merkatos në Itali me Juventusin dhe Milanin që raportohet se orët e fundit kanë arritur disa marrëveshje të bujshme ndërmjet tyre.

Sipas “Gazzeta dello Sport” Milani ka mbyllur gjithçka për Higuain, me sulmuesin që largohet nga Juventusi pas 2 vitesh. “Djalli” do t’i paguajë ‘zonjës së vjetër’ 18 mln euro për huazimin, ndërsa 36 milionë të tjera në fund të sezonit kur ta blejë përfundimisht lojtarin.

Po sipas këtij burimi, në takimin e mbajtur në zyrat e Juventusit në qytetin e Milanos dy klubet kanë rënë dakord edhe për shkëmbimin Bonucci-Caldara. Kapiteni i Milanit do të kthehet në shtëpi pas 1 sezoni shtegtim, ndërsa Caladara do të shitet nga Juventusi pa bërë asnjë ndeshje.

Ende nuk ka asgjë zyrtare, por shumë shpejt sipas “Gazetta dello Sport” klubet pritet të bëjnë zyrtare në faqet e tyre marrëveshjet. Beppe Marota, drejtori sportiv i Juventusit, pas përfundimit të takimit me drejtuesit e Milan i pyetur nga gazetarët për transferimet ka deklaruar: “Pothuajse të kryera”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb