Fitorja e “gjelave” ndaj Belgjikës 2-0 për Ligën e Kombeve duket se nuk i ka qetësuar gjërat mjaftueshëm. Vërshëllimat e tifozëve francezë dhe situata brenda grupit, janë treguesit më të qartë se situata tek transalpinët nuk është e duhura dhe për këtë përgjegjësh shikohet ai që është në krye të skuadrës, ose më saktë trajneri Didier Deschamps.
Mediat në Francë prej kohësh këmbëngulin se ditët e qëndrimit të tekikut Deschamps në krye të stolit të “gjelave” janë drejt fundit. Kjo edhe sepse Federata Franceze sipas tyre e ka gjetur pasuesin e tij. Ai është Zinedine Zidane. “Zizu” nuk stërvit një skuadër prej vitesh tashmë, që pasi drejtoi në mënyrë të suksesshme Realin e Madridit e ndoshta ka ardhur koha që atë ta shohim të drejtojë ekipin francez në Kupën e Botës. Për t’i shtuar më shumë benzinë zjarrit, shërbeu edhe deklarata e fundit e Zizu i cili hodhi poshtë mundësinë për të drejtuar në Angli dhe theksoi se e dinte fare mirë se si shkohet drejt suksesit në drejtimin e një skuadre, një deklaratë kjo që mediat e përkthyen si “shigjetim” ndaj punës dhe rezultateve negative të kombëtares franceze kohët e fundit.
Dy ish shok skuadre tek Franca kampione Bote e 98’ që mund të bëjnë rrotacion në stolin e Francës. Por në krahun tjetër duket se edhe trajneri aktual Deschamps është duke menduar destinacionin e tij të rradhës. Ancelotti tek Real Madrid duket se me shumë gjasa do të ketë vitin e tij të fundit në drejtimin e mbretërorëve, ndaj Deschamps shikohet si njeriu i duhur për ta pasuar. Edhe Bayern i Mynihut shikohet si një opsion i mundshëm për Deshcamps, kjo pasi bavarezët mund të kërkojnë t’i besojnë stolin një tekniku me eksperiencë e që ka fituar trofe të rëndësishëm, duke filluar nga sezoni i ardhshëm.