TIRANE

I reklamuar nga qeveria si një ndër koncensionet më të sukseshme në shëndetsi, partnertiteti publik privat në fushën e laboratorëve spitalorë ka mbetur në vend numëro ende pa nisur.

Ligjërisht PPP-ja e laboratorëve duhet të kishte nisur të vihej në zbatim që pas shpalljes së fituesit në 24 prill  2017. Por në kontrast me rastet e tjera të kësaj natyre, kanë kaluar 22 muaj dhe koncesionin e ka mbuluar misteri që përforcohet, pasi në lojë janë 100 milion euro.

Çuditshëm qeveria për të dytin vit alokon mbi 8 milion euro që të cojë përpara këtë koncension. Vjet ky fond u dogj në kushtet e mungesës së kontratës, cka hedh hije të forta dyshimi për kundravajtje ligjore gjatë procesit apo pas shpalljes së fituesit.

Dyshimet amplifikohen edhe më nga heshtja e qeverisë dhe e ministrisë së linjës. Burime të besueshme pohojnë për News 24 se ekziston një marrëveshje e fshehtë për shitjen e aksioneve të paketës koncensionare tek një kompani tjetër. Të njëjtat burime konfirmojnë se transaksioni financiar do të ndodhë pasi të jetë firmosur kontrata mes bashkimit të tre kompanive fituese, labopharma, Exalabm, laboratory solution dhe ministrisë së shëndetsisë.

Nga sa po projektohet kemi të bëjmë me të njëjtin skenar si në koncensionet e mëhershme në shëndetsi që kanë ndryshuar pronar pa nisur ende aktivitetin. Kështu ka ndodhur me koncensionin, e check ap, si dhe me shërbimin e hemodializës.

Gara e hapur dy vjet më parë shkaktoi reagime nga opozita dhe grupimi i punonjësve në laboratorët aktualë shtetërorë në të gjithë vendin. Opozita pretendoi se kostoja vjetore e material ishte 1 milionë euro, ndërsa sipas koncesionit, qeveria do ti paguajë cdo vit mbi 8 milionë euro kompanisë fituese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb