Zakonisht Skënderbeu nuk është një klub që ndryshon shpesh trajnerët, por këtë sezon, duhet që Ivan Gvozdenoviç i cili e dërgoi ekipin mes katërt më të mirëve në kampionatin e kaluar dhe humbi dy lojtarë kryesorë si Frenklin dhe Liço që mbushën arkat e klubit, ta niste keq sezonin me korçarët.

Një situatë e tillë, kur Partizani kërkonte t’i rrëmbente Ivanin Skënderbeut dhe presidenti Takaj refuzoi, dy muaj më vonë, vjen edhe shkarkimi i papritur i trajnerit. Me ulje-ngritje në këto vitet e fundit mes Kategorisë së Parë dhe Superiores dhe me objektivin e vetëm spikatjen e talenteve dhe shitjen e tyre, Skënderbeu afron Ernest Gjokën.

Trajneri që për herë të fundit në Superiore kishte drejtuar në 2019-n (Kukësin), u shpreh pas ndeshjes se gropa e lënë në pothuajse dy fazat e para, është shumë e thellë dhe nuk po gjendet një zgjidhje.

Nxjerrja e Vaskez në mesfushë, jo në rolin e tij natyral dhe aktivizimi i Kosta Vangjelit si mbrojtës i majtë, kur zëvendësuesi i Zenullarit të dëmtuar është Shaqe i cili e ndjek ndeshjen nga stoli, mund të themi se këto eksperimente janë përgjegjësi e trajnerit Gjoka. Me hijet e rënies sërish në të Parën, Skënderbeu duket se do të gjejë ngushëllim te shitja e Rashicës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb