Gazetari dhe moderatori i njohur Dritan Hila tha se nuk e përjashton një përplasje Rama-Veliaj nisur edhe nga aludimet e fundit, në kuadër edhe të zgjedhjeve lokale që do të mbahen në qershor.

I ftuar në emisionin “Intervista e Ditës” me Erjon Çikun, Hila tha se Rama sheh tek Veliaj në këtë pikë një “deja vu” të asaj që ndodhi mes tij dhe ish-Kryeministrit Nano.

Sa i përket konfliktit Rama-Meta, për gazetarin e njohur, ky nuk është një konflikt institucional, por një përplasje e vjetër e dy miqve-armiq.
Nisur edhe nga debati i fundit, Hila nënvizon se nëse opozita do të drejtohej nga Ilir Meta, atëherë përplasja qeveri-opozitë do të ishte më e fortë.

Sipas Hilës, në këndvështrimin e tij, mosdekretimi i Gent Cakajt si Ministër i Jashtëm nga ana e Metës, është një vendim i drejtë, pasi do të duhej të ishte Gjykata Kushtetuese që ta gjykonte nga ana juridike.

Hila Gazetari
Hila Gazetari

Lidhur me gjuhën dhe etiketimet si “kadri” që Kryeministri bën ndaj gazetarëve, Hila thotë se kjo gjuhë është një strategji e tij për të larguar vëmendjen nga situata, siç e cilësoi ai dramatike në Shqipëri. /Gsh.al.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb