SHBA- Ish­-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka shpallur sonte zyrtarisht kandidaturën për emërimin e saj nga Partia Demokrate, për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Ajo ka nisur fushatën e saj online të dielën, duke u thënë amerikanëve se do që të jetë “kampionia” e tyre.

Clinton ka garuar për emërimin e Demokratëve edhe në vitin 2008, por ka humbur kundrejt Barack Obamës. Clinton ka qenë po ashtu Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara kur bashkëshorti i saj, Bill Clinton, ka qenë president. Nëse ajo fiton garën për Shtëpinë e Bardhë, ajo do të jetë e para grua presidente e SHBA-­së.

Televizioni ameraikan “CNN”, shkruan se kandidimi i zonjës Hillary Clinton në krye të Shtëpisë së Bardhë, pritet të hapë një kapitull të ri, gjithmonë nëse ajo bëhet presidentja e parë femër në Amerikë. Fillimisht Hillary Clinton pritet të nisë garën presidenciale brenda Partisë Demokratike në SHBA, e më pas drejt përballjes finale në zgjedhjet e 2016­-ës. Mediat amerikane kanë shkruar se ajo pritet të ketë më të lehtë rrugën e saj drejt Shtëpisë së Bardhë, pasi figura e saj është ndër më të njohurat në Amerikë dhe disa sondazhe e kanë nxjerrë më të votuarën.
Pas shpalljes së kandidaturës së saj, një mbështetje e madhe duket se ka ardhur edhe nga vetë Presidenti aktual, Barak Obama. “Ajo ishte një kandidate më tepër sesa e fuqishme në vitin 2008; ajo ishte një mbështetje e madhe në zgjedhjet e përgjithshme; ajo ishte një sekretare e devotshme e
Shtetit amerikan; ajo është shoqja ime. Ndaj ajo do të jetë një presidente e shkëlqyer”,­tha Obama.
Hillary Clinton njihet si një mbështetëse e aspiratave politike të Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Gjatë vizitës që zhvilloi në Tiranë për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, si Sekretare e Shtetit, Hilari Klinton vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes SHBA-­ve dhe Shqipërisë. Në vizitën e saj në kryeqytetin shqiptar, Clinton zhvilloi takime me kerët e shtetit dhe liderin e opozitës së asaj kohe, Edi Rama. Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë, Hillary KClinton kërkoi nga klasa politike shqiptare që të bashkëpunojë në interes të integrimit të vendit, si dhe siguroi mbështetjen e SHBA­-ve edhe si aleatë në NATO.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: