Në 4 gusht do të mbahen zgjedhjet e pjesshme në Himarë për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri, kjo pas heqjes së mandatit për Fredi Belerin.

KQZ ka mbajtur sot mbledhjen ku është kryer edhe regjistrimi i 11 partive të cilat do të marrin pjesë në proces.

Bëhet fjalë për partitë: PS, PDK, PR, FRD, PBDNJ, PL, PDK, PD, PAA, PBKD dhe PBD.

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi regjistroi edhe Partinë Demokratike të përfaqësuar nga Sali Berisha.

“Regjistrohet ehde Partia Demokratike me shkronjat nismëtare PD dhe me drejtues komitetin nismëtar të përfaqësuar nga zoti Sali Berisha”, u shpreh Celibashi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: