Policia e Vlorës ka sekuestruar sot 82 kokrra drogë stimuluese ekstazi dhe 220 gramë lëndë narkotike kanabis.


Policia arrestoi shtetasit R.V., 21 vjeç, banues në Tiranë, dhe E.A., 19 vjeç, banues në fshatin Lapardha.


Sipas policisë, 21 vjeçari u arrestua pasi në një lokal të Himarës, gjatë kontrollit fizik, iu gjetën në çantën e dorës 82 kokrra të dyshuara drogë stimuluese e llojit ekstazi.


Ndërkohë 19-vjeçarit iu gjetën në banesë, 220 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit cannabis sattiva.

NJOFTIMI I POLICISE
Himarë, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin R.V., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë në një lokal të Himarës pasi gjatë kontrollit fizik këtij shtetasi iu gjetën në çantën e dorës 82 kokrra të dyshuara drogë stimuluese e llojit ekstazi.

Vlorë, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin E. A., 19 vjeç, banues në fshatin Lapardha.

Arrestimi i tij u bë bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, pas kontrollit të ushtruar në banesë, iu gjetën 220 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit cannabis sattiva.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(BalkanWeb)