“Himn për jetën”. Eshtë ky një nga çmimet më të rëndësishme që i dedikohet Nënë Terezës dhe që ka shënuar edicionin e tij të tretë në Pallatin Mbretëror të Milanos.

Ky çmim, që jepet nga shoqata shkencore humanitare “Ali Spahia” iu është dedikuar kontribuesve të humanizmit, shkencës dhe kulturës në shtetin italian ku është mbajtur edhe një pritjeje gala mbrëmjen e 24 Tetorit.

14923105_205119926580518_716934450_o - Copy

Mbi 130 të ftuar, personalitete të rëndësishme të jetës publike dhe sociale në shtetin fqinjë kanë qenë të pranishëm në këtë pritje, ku fituesve të çmimit, u është dhuruar një trofe i punuar nga artisti shqiptar Helidon Xhixha.

Mes fituesve është shënuar edhe Marina Militare italiane, e impenjuar veçanërisht me çështjet e emigrantëve ne brigjet e tyre, duke shpëtuar me qindra jetë njerëzish.

14914514_205119953247182_1453105559_n - Copy

Shoqata humanitare “Ali Spahia”, e cila dedikon këtë çmim drejtohet nga presidentja Nausika Spahia, ish-konsulle e Shqipërisë në Milano, ndërkohë që zv/ president është Dr. Bardh Spahia, ish – zv/Ministër i Shëndetësisë në Shqipëri.

14924025_205120006580510_842438119_o - Copy
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb