Pasi kryeministri Edi Rama lidhi ‘besën’ me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe homologun e tij maqedonas Zoran Zaev në lidhje me ‘Shengenin e Ballkanit’, vjen një reagim nga nënkryetari i PD-së Edi Paloka.


Ky i fundit përmes një postimi në ‘Façebook’ teksa sulmoi Ramën tha se kjo është poshtërsia e radhës nga ai, duke e cilësuar nisëm marrëveshje antishqiptare. Demokrati pohoi se kryeministri në një kohë kur deklarohet si i neveritur për çmimin Nobel ndaj Handke, shtrëngon duart me ish-ministrin dhe ish-zëdhënësin e Millosheviçit.


“Jo thjesht hipokrizi, po poshtersia e rradhes !
Rama deklarohet si i neveritur per çmimin Nobel ndaj Handke kur sapo ka shtrenguar duart me ish-ministrin dhe ish-zedhenesin e Millosheviçit ne nje marreveshje antishqiptare…!”, shkruan Paloka.


72180821 2228168750814432 5424230724876107776 N
72180821 2228168750814432 5424230724876107776 N

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: