I ashpër ka qenë në reagimin e tij kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, ndërsa ka sulmuar presidentin Ilir Meta në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Nga foltorja e Kuvendit Balla tha se qëllimi i Metës ka qenë që të çojë në KED 4 emra të propozuar për Kushtetuesen.

Balla akuzoi Presidentin se do të dërgojë në Kushtetuese një person të njohur për të që është bashkëjetuesja e ish-deputetit të PD Enkelejd Alibeaj. Ai i kërkoi që të heqë maskën dhe të flasë troç.

“Ky është një lajm i mirë për rrugën tonë europiane. Presidenti bën mirë të heqë maskën dhe të dalë të flasë troç. Presidenti nuk ka hallin e afatit, presidenti ka ngulmuar që lista nga KED t’i shkojë me 4 veta sepse ka parë që e katërta e renditur është një person që presidenti ka besim. E ka të njohur. Presidenti ka hall të çojë në Kushtetuese bashkëjetuesen e Alibeajt. Kjo është troç, lërini dënglat. Presidenti nuk ka hall as afatin kushtetues, as kritere, as të këndojë atë këngën ‘e kam unë e ke ti’. Presidenti nuk ka të drejtë të bëjë të tretin. Të tretin e ka Gjykata e Lartë që do të thotë që ne duhet të presim, por ku parim zbatohet kur Kushtetuesja i ka të 9 anëtarët. Këtu nuk bëhet fjalë që kemi 9, këtu bëhet fjalë që kemi vetëm një dhe ky me mandat të përfunduar dhe kemi 8 vakanca”, deklaroi Balla.

Mes të tjerash Balla tha se parimi i Reformës në Drejtësi është; t’u heqim institucioneve me përmbajtje politike, qoftë ky Kuvend, apo president, të drejtën për të mbajtur peng Shqipërinë.

“Më vjen mirë që letra e presidentit sapo u lexua nga një prej deputetëve të opozitës. Kjo është gjë e mirë edhe në aspektin e dëgjimit të argumenteve, edhe pse nuk ekzistojnë argumentet, lidhur me një çështje që kemi muaj që e diskutojmë. Vakanca u shpall nga Kuvendi pas vakancave të u shpallur dhe nga presidenti i Republikës. Edhe për rastin e kandidaturës së tretë të Kuvendit, procesi është hapur. Nëse nuk plotësohet kuorumi, do të rihapim sërish, siç e përcakton kushtetuta. Ka opinion Komisioni i Venecias, bisedat mbajini për vete, futini në xhep. Kur kemi hartuar paketën e Reformën në Drejtësi, ka qenë parimi; t’u heqim institucioneve me përmbajtje politike, qoftë ky Kuvend, apo president, të drejtën për të mbajtur peng Shqipërinë. Ia kemi hequr këtë të drejtë, edhe Kuvendit, edhe Presidentit të Republikës, ia ka hequr kushtetuta. Me fillimi e 30 ditëve nxitet mekanizmi zhbllokues, për të siguruar funksionimin e institucionit shtetëror. Më troç nuk ka. Thelbi i reformës në drejtësi ka qenë; të heqim dorë nga historia që politika zgjedh anëtarët e sistemit të drejtësisë. Për fat të mirë ia hoqëm politikës të drejtën të Gjykata e Lartë. Në Gjykatën Kushtetuese 3 anëtarë i zgjedh Presidenti, 3 Kuvendi dhe 3 Gjykata e Lartë. Po si? Ia kemi dhënë KED. Institucioni bazë për përzgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses është KED. Në të cilin aplikojnë 700 veta, sjell vetëm 3 kandidatura. Presidenti Ka afat, Kuvendi Ka afat. Ka dalë sot që në pikë të mëngjesit nga kafja me njërin që e pi përditë dhe thotë; “ah Kuvendi ka shkelur afatin, është me vonesë”. Po si por lum miku unë qenkam me vonesë që po e bëj brenda afatit, dhe ty që të ka ikur që javën e kaluar qenke në rregull?!Jo mor zotëri. Presidenti i Republikës për kandidaturën qe dytë që i takon kishte 30 ditë kohë. Më 8 nëntor i ka mbaruar afati presidentit. Shpikje e re kushtetuese; “Presidenti i Republikës paska të drejtë të pezullojë Kushtetutën. Presidenti paska të drejtë të pezullojë afatet? Me këtë precedent të rëndë kushtetues ai mund të dalë dhe të thotë; të pezullojë afatin e presidentit të Republikës me 50 vjet. “Kam të drejtë që mandatin e Ralf Gjonit ta bëj 50 vjet”. Kështu? Jo mo zotëri! E ka shumë të përcaktuar që 30 ditë dhe në fund të këtyre ditëve, institucioni bazë i emërimeve në Drejtësie, KED thotë; zotëri afati mbaroi. I pari i rankuar me pikë është ky person. Si kam parë pikët e 3-shes së presidentit. Ai nuk e ezauroi. Unë dua të uroj Arta Vorpsin urime në detyrën e marrë nga KED. Kemi 3 anëtarë të Kushtetueses, Besnik Muçi, Arta Vorpsi, dhe zonja që është në detyrë”, -tha socialisti.
(ed.me/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb