“Balkanweb” siguron dosjen e plotë të Prokurorisë të operacionit “Limit”, i cili përfundoi me 58 persona të arrestuar, ndërsa ndaj tyre rëndojnë akuzat për trafik të lëndëve narkotike, kalim të paligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt Europës.  Ata flasin për personat qe janë arrestuar, ku i kërkojnë njëri tjetrit të heqin edhe adresat në rrejtin social “Facebook”, dhe të mbajnë vetë një numër kontakti.


Pas arrestimit të shtetasit Genc Ballamari, shtetasi i thirrur  me ermin  Bledi, përdorues i numrit +30 69 47312337, i thotë Oligerit se kishte shkuar tek shtëpia e një shoku për të qëndruar disa ditë andej, pasi ndihej i frikësuar.


Në bisedën nr.21028 datë 18:12, 2018, ora 3:51:59 (pasdite) është  zhvilluar ndërmjet Olger Bamllarit  dhe shtetasit “Bledi” dhe i thotë se ka shkuar tek shtëpia e një shoku për të qëndruar andej.


Biseda
Biseda

Gjithashtu në bisedë nr.21009 datë 18.12.2018, ora 4:14:59 (pasdite), bisedë kjo e zhvilluar ndërmejt Olger Bamllarit dhe shtetasit në hetim Aleksandër Pepi (Bani), i cili përdor numrin telefonik celular +355 69 72 88 390, ku i thotë se kishte folur me budallain (nofkë  me të cilën e idetifikojnë “Bledin” dhe e ka porositur që të heqë numrat, të fshijë Facebook-un etj, situatë kjo që tregon  përfshirjen edhe të Aleksandrit në këtë grup kriminal. Konkretisht zhvillohet biseda:

844: Alo!

390: E mo Vëlla!

844: E mo Vëlla!

390: Nga vajte?

844: Hiç, ja këtej  nga shtëpia, nga Nica.

390: Do ikësh në shtëpi?

844:E ika erdha këteja.

390: Mirë o. Fola me budallain.

844: E bre fola, fola i thashë unë. Fol edhe meee atë.

390: Thoi edhe ti, t’i heqë ato se i thashë hiqi tëra, mbaj vetëm një numër. Kshu i thashë. Edhe Facebooku-u t;a heqë me patjetër atë që ka, mos e mbaj më.

844: E o. Mirë o Vëlla”