ITALI

Një 48-vjeçar në Itali ka shfrytëzuar ngjashmërië e jashëtzakonshme me Pirlon për të vjedhur disa dyqane të shtrenjta. Alessandro Palazzolo, i cili ngjante jashtëzakonisht me Andrea Pirlon, mashtronte pronarët e dyqaneve duke marrë produkte të shtrenja, pa paguar. 48-vjeçari kudio që shkonte prezantohej si Pirlo shkruan La Stampa.

Këtë mashtrim “Pirlo” e kishe bërë në disa dyqane në Torino, në Brescia, në Napoli dhe në disa qytete të tjera në Itali. Pjesë e kësaj ishte dhe e dashura e tij, një 42-vjecare e cila akuzohet si bashkëpunuese me 48-vjecarin.

Ajo shkonte të merrte veshjet e shtrenjta dhe u thoshte se lekët do të vinte t’i paguante Pirlo. Pronarët e dyqaneve filluan të dyshonin dhe të nisnin kërkimet e tyre, pasi faturat nuk u paguan kurrë. Ndërkohë policia italiane ka nisur kërkimet për 48-vjeçarin.
(BalkanWEb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb