SHKODËR- Policia e Shkodrës ka arrestuar sot shtetasin Ridvan Dibra, 46 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ishte shpallur në kërkim, pas kallëzimit se hiqej si punonjës i “OSHEE” dhe kryente kontrolle nëpër banesa.

Në polici kallëzimi është bërë nga shtetasi me inicialet B.B., 42 vjeç, banues në Shkodër.

Mësohet se shtetasi Ridvan Dibra ka qënë në banesat e disa shtetasve në Lagjen « Kongresi i Permetit », duke u prezantuar si punonjës i “OSHEE” dhe kur është zbuluar nga ana e personit që denoncoi, së bashku me përgjegjësin e “OSHEE”, shtetasin G.V., Dibra i ka kanosur banorët me një pistoletë të vogël dhe është larguar.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: