ITALI- Policia italiane ka arrestuar 3 shqiptarë në Vittoria të Italisë, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për trafik kokainë. Në pranga kanë përfunduar Ismet Totraku, 32 vjeç, Dashnor Tosku, 30 vjeç dhe Elis Rustami, 28 vjeç të cilët hiqeshin si punëtorë të thjeshtë, por në fakt ishin pjesë e një bande kriminale.

Në përgjimet telefonike shqiptarët dëgjoheshin të flisnin për domatet që duheshin prerë dhe që një kuti duhej shitur 5 mijë euro.

Për t’u maskuar ata punonin në sera domatesh dhe lëviznin me makina të mëdha. Në njërën prej përgjimeve trafikantët shpreheshin se me ardhjen e pranverës do kishte një bum shitjesh, duke nënkuptuar jo domatet, por kokainën.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb