GREQI

Dy të rinj të Aleancës “Kuq e Zi” me rastin e festave të 28-29 nëntorit, sipas mediave greke kanë ngritur flamurin e Shqipërisë në Igumenicë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i mediave greke, të cilat veprimin e shqiptarëve e kanë cilësuar një provokim, ndërsa policia ka arrestuar të rinjtë shqiptarë. Media greke ‘Newsbomb.gr’ shkruan se ky akt vjen pas deklaratave të shefit të qeverisë, Edi Rama, raporton “BalkanWeb”.

Ndërkohë po në këtë artikull, kjo media shkruan se të rinjtë hoqën flamurin grek me shpejtësi duke lartësuar atë shqiptar.

Shqi
Shqi

Ndërkohë një media tjetër, “Telistëra” mes tjerash shprehet e habitur se pse nuk veprojnë autoritete vendase përballë ekstremistëve shqiptarë siç i quan ajo.

“Ky është një provokim dhe të gjithë po pyesin se çfarë po bëjnë autoritetet që lënë ekstremistët shqiptarë të sillen në një shtet të huaj si në shtëpinë e tyre?!. Kjo është padyshim një përpjekje për të nxitur një klimë kundër Greqisë dhe për t’i dhënë zë Çamërisë , e cila pretendon për prona në fshatrat e prefekturës së Thesprotisë”, shkruhet në artikull.

Gjithashtu në një video të shpërndarë po nga një media si “Star.gr” përshkruhen disa momente, ku sipas saj shqiptarët tregojnë dhe shpalosin veprime irridentiste në rrjete sociale kundër Greqisë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb