HUNGARI

Është hequr fshehurazi nga Sheshi i Parlamentit në Budapest statuja e Imre Nagy, drejtuesi i revoltës hungareze të 1956. Eksponentë të qeverisë së Viktor Orban e kanë cilësuar Nagy si ‘një komunist ndër më të këqinjtë’, duke e akuzuar si një bashkëpunëtor të Kgb sovjetike gjatë stalinizmit.

Në kujtesën historike të hungarezëve Nagy, i dënuar me vdekje në 1958, është konsideruar si një hero kombëtar. Në vend të statujës së tij do të ndërtohet një monument i kohës së Luftës së Dytë Botërore, kushtuar viktimave të ‘terrorit të kuq’ të 1919.

Nagy u burgos dhe u gjykua në 1958 pas dështimit të revoltës si pasojë e ndërhyrjes së forcave sovjetike.

Ndryshimi është pjesë e luftës kulturore dhe identitare të qeverisë Orban kundër vlerave të liberalizmit dhe të së majtës hungareze.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb