Kryeministri Edi Rama teksa u ndal tek skandali në Onkologjik, risolli në vëmendje rastin e Tixhes, sanitares që zhvaste pacientët te Sanatoriumi në kohën e COVID-19.

Ai tha se dhe klithmat për ‘pushkatim’ për rastin e mjekëve dhe infermierëve tek Onkologjiku, janë të mirëkuptueshme, por duhet të mirëkuptohen sakrificat e mjekëve.

“Kur mjekët shkonin në luftë me shpata, ndërkohë që bota kishte shpikur raketat, nuk është mision i pamundur. Po të mos ishin heronjtë në kohën e pandemisë, disa prej të cilëve ishin kolegë tuajt, që vdiqën dhe në krye të detyrës, numri i shqiptarëve që humbën jetën ishte i vogël në krahasim me vendet e tjera. Mjaftoi ekspozimi i një Tixheje, ajo infermierja që iu kërkonte lekë të afërmeve në Sanatorium, që i kishte kthyer ata njerëz që luftonin në shtratet e vdekjeve, u ndez revoltë ndaj një komuniteti mjekësh në atë kohë. Një “Tixhe” rrëzoi përtokë gjithë sakrificat, deri dhe sublime. Nuk shkonin më as në shtëpi, duke qenë nëna të veshura me bluzën e mjekes dhe infermieres, por rrinin të mbuluar me ato kostumet speciale për t’i bërë hyzmet pacientëve që ishin në shtratin mes jetës dhe vdekjes. S’ka se si të jetë ndryshe në fakt dhe s’ka as s’i të shpëtojnë autoritetet shtetërorë nga sulmet. E mirëkuptueshme në dhimbjen e vetë dhe klithma për pushkatim që shfaqet tek tuk që e keni vënë re dhe ju në rrjetet sociale, pavarësisht se nuk jetojmë më në kohën e pushkatimeve. I gëzohem këtyre rasteve për atë lojën me nervat e njerëzve, duke fabrikuar dhe për atë historinë e kobaltit. Ajo është kriminale, krim më vete. Të mbështetur si përditë nga pompat e kanaleve të ujërave të zeza mediatike. Këto janë problematika të ditura.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb