NGA: ERJON SKËNDAJ*

TIRANE- Për 25 vite asnjë institucion apo zyrtarë nuk ka trokitur në derën e gruas së vuajtur që me lypje dhe kanaçe të mbledhura në kosha plehrash ka rritur e vetme 6 jetim, prej të cilëve 3 me andikap mendorë.

Por drama e Nadine Miles nuk është as e para dhe as fundit në mozaikun e skamjes dhe varfërisë që mbretëron larg realitetit bulevardesk. Bashkë me grupin e xhirimit të News 24 marrim rrugën e Kasharit, ku na thonë se jeton një tjetër familje akoma dhe më e vuajtur. Tek i ngjitemi shpatit të kodrës në hyrje të shtëpisë përdhese na presin sërish ata vullnetarët e shoqatës për jetimët e Ballkanit që kanë vendosur të asistojnë me ndihma konkrete edhe tre jetimët e Luiza Qoshllit.

Ndihma e parë e shoqatës edhe për këtë familje është garantimi i paketave ushqimore dhe veshmbathje për çdo muaj të vitit. Që nga jashtë objekti me qira ku jeton familja e varfër tregon qartazi shkallën e degradimit e sapo hynë në brendësi të kap paniku sikur ndërtesa do të shembet nga momenti në moment nga pesha e kohës.

Historia bëhet edhe më prekëse teksa mësojmë se dy nga fëmijët i vegjël të familjes Qoshlli i janë dorëzuar Befotrofit të Shkodrës pasi nëna 51-vjeçare nuk ia del dot ti mbajë me bukë. në dollapin e boshatisur kanë mbetur disa çikërrima nga pakoja ushqimore e dhuruar nga e njëjta shoqatë bamirëse 2 javë më parë. As vdekja e afërt e bashkëshortit, e as varfëria ekstreme që e ka kapluar nuk e tremb Luizën, aq sa frika e humbjes së fëmijëve të saj nën gërmadhat e ndërtesës që duket sikur po jep shpirt, ndaj i drejtohet kryeministrit me lutje dhe lot nëne.

Mes aktivistëve të shoqatës bamirëse fëmijët jetim është edhe Hysen Tabaku një shqiptaro amerikan që jeton prej 40 vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas arratisjes së tij gjatë regjimit komunist. Tabaku thotë se ka mbetur tejet i prekur nga realiteti i dhimbshëm që ka gjetur në Shqipëri pas 25 vitesh demokraci, ndërsa i bën thirrje shtetit, shoqërisë dhe biznesit të tregohen më humane ndaj njerëzve të varfër.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: