TIRANË- Emisioni “Me Zemër të Hapur” në News 24 e ka nisur Vitin e Ri 2017-të me dy histori suksesi atë të Haxhi Gurit dhe 29-vjeçarit të prekur nga virusi HIV/AIDS, të cilit gjatë vitit që lamë pas u bënë me shtëpi falë publikimit të historive të tyre të dhimbshme në këtë emision.


72-vjeçari Guri dhe dy fëmiëjt e tij të mitur jetonin në një kasolle, ndërsa 29-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është publikuar për të ruajtur anonimatin, sapo kishte dalë nga burgu dhe jetonte në mes të 4 rrugëve. Por falë mirësisë së kryetarit të agjencisë “Stop Krimi”, Fatmir Sena të dy këto personazhe kanë mundur të gëzojnë këtë fundvit në shtëpinë e tyre.


I moshuari Guri me fëmijët e tij ishin sot në studion e emisionit, ndërsa mes lotësh ai falenderoi Fatmir Senën, duke shtuar se bashkia i kishte dhënë vetëm disa ndihma ushqimore, si fasule e qepë, por kurrë nuk arriti t’i siguriojë një strehë për veten e familjen.


HISTORIA E HAXHI GURIT

Historia e trishtë e të moshuarit, që ka humbur nga kjo jetë vajzën, e cila u mbyt në mënyrën më makabre nga bashkëshorti, u pasqyrua gjatë vitit të kaluar në emisionin “Me Zemër të Hapur” në Neës 24 dhe BalkanËeb. Përpos kësaj tragjedie, babai i dy të miturve humbi nga edhe bashkëshorten, e cila vuante prej vitesh nga një sëmundje e pashërueshme. I moshuari i zhytur në varfëri ekstreme mundohet të rrisë dy të vegjlit e tij, ndërsa thirrjen e tij e dëgjoi Fatmir Sena sëbashku me stafin e tij, që përveç ndihmave ushqimore nisën rindërtimin e banesës në fund të muajit tetor, duke bërë që këtë Vit të Ri kjo familje t’i kalojë këto ditë të ftohta në një shtëpi të re.

HISTORIA E 29-VJECARIT ME HIV/AIDS


Falë semërës së mirë të Fatmir Senës, ka ndryshuar edhe jeta e të riut me HIV/AIDS, i cili kishte humbur nga kjo jetë gjithë familjen dhe të gjithë kishin vdekur nga kanceri. I riu sapo kishte dalë nga burgu dhe jetonte në qiell të hapur. Kur trokiti në dyert e TV Neës 24 për të kërkuar ndihmë gjendja e tij psikologjike ishte shumë e rënduar, madje ai shumë herë kishte tentuar të vetëvritej. Shpresën ia solli sërish Agjencia “Stop Krimi”, falë publikimit të historisë në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24. Kryetari i kësaj agjencie, Fatmir Sena u kujdes për gjithçka, nga rrobat e deri tek ilaçet për të luftuar virusin që ky 29-vjeçar mbart brenda vetes. Ndërsa shtëpia e tij u vesh me dyer e dritare dhe kushte më të mira, 29-vjeçari gjen forcën të përballojë dhimbjet, paragjykimet dhe të jetojë i lirë si të gjithë në shtëpizën e vogël të tij.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb