Historitë e suksesit të shqiptarëve në botë, po marrin vëmendje dhe po “pushtojnë” faqet kryesore të mediave të huaja.


Jemi njohur me histori suksesi në fushën e artit dhe politikës, por edhe mjekësia nuk mbetet pas.
Historia e radhës e suksesit është shënuar pikërisht në këtë fushë, ku shqiptari Vasil Pema, i cili jeton dhe punon si mjek në Suedi, ka përfunduar me sukses Masterin për “Trajtimin e Demencës”.


Ky është një master mjaft i rëndësishëm, pasi mbështetet nga vetë Mbretëresha e Suedisë përmes fondacionit “SilviaHemmet” si edhe nga “Karolinska Institutet” në Stokholm.
Kësisoj, në ceremoninë e diplomimit, ka qenë vetë mbretëresha Silvia, e cila i ka dorëzuar diplomën mjekut shqiptar si edhe mjekëve të tjerë që kanë përfunduar me sukses këtë kurs.
Për shqiptarin Vasil Pema, ky master është pjesë e specializimit si Mjek Psikiatër, specializim ky i dytë për të, pasi më herët ka përfunduar me sukses edhe specializimin si Mjek Familjeje.


Në të gjithë botën, janë vetëm 27 mjekë të cilët kanë përfunduar këtë kurs, “Trajtimin e Demencës” ku shumica e tyre punojnë në Suedi, shkruan gsh.al.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri