Historia e Euglen Bitrit nga Lushnja u trajtua diten e sotme ne emisionin “Me zemer te hapur”. Gjithçka fillon perpara 3 vitesh kur i mbajten pasaporten ne piken kufitare te Muriqanit dhe nuk e lejuan te dilte jashte shtetit me pretendimin se pasaporta e tij ishte e falsifikuar.

Si fillim dyshonin se ai kishte kryer nje veper penale, por pas 2 vitesh qe nuk jepnin asnje shpjegim ai u çua ne gjykate me disa akuza. Vendimi i fundit ishte 6 muaj burg nderkohe ai ka frike se ky vendim do te ekzekutohet dhe ai do te burgoset edhe pse eshte i pafajshem.

HISTORIA
Para 3 vitesh i mbajten pasaporten ne Muriqan, do ikte ne Itali me autobus, sipas tyre kishte dyshime se ishte hajdut (pra kishte kryer nje veper penale). Verifikuan si fillim permes policise se s’kishte bere asgje. Me pas i kane thene qe pasaporta e tij eshte e falsifikuar dhe nuk i perkiste atij por dikujt tjeter. Pasi dhe ky version ra poshte me pas nxoren pretendimin se vetem nje faqe e saj nuk ishte ne rregull dhe se kishte patur nderhyrje ne te. Ia mbajten pasaporten dhe per te marre nje vendim perfundimtar e cuan per ekspertize.

Sipas Euglenit nga momenti qe pasaporta eshte marre prej tyre mund te kete pesuar ndryshime dhe ai nuk di te thote se cfare kane bere, por pas 2 vitesh heshtje pasi nuk i kane dhene asnje shpjegim ai ka bere nje tjeter pasaporte ne qytetin e Lushnjes.

Thote se fillimisht pati frike nese do i dilnin probleme, por me pas perms asaj pasaporte u be e mundur te ikte ne Itali e te kthehej prej andej, pa patur asnje lloj problem. Ne vitin 2018 e kane thirrur ne prokurori ne Shkoder. Me pas ceshtja i kaloi per gjykim gjykates dhe akuzat e ngritura prej tij ishin “mbajtja dhe perdorimi i pasaportes se falsifikuar dhe kalimi i paligjshem i kufirit”. Ne gjykaten e shkalles se pare nuk mori avokat dhe u vendos qe te shpallej i fajshem dhe duhej te bente 6 muaj burg. Mori nje avokat dhe apeloi vendimin, por edhe kete here asgje nuk ndryshoi, apeli la ne fuqi vendimin e shkalles se pare. Ka vetem 3 dite qe eshte marre vendimi i formes se prere dhe ai ka frike se nga momenti ne moment policia do shkoje te arrestoje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb