TIRANE

Historia e familjes Saraçi rikthehet në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News24. Teuta Gjinollari në 8 Mars akuzoi kunatën se kishte shkaktuar konflikte të mëdha në familjen e tyre dhe se kishe akuzuar padrejtësisht për dhunë atë dhe bashkëshortin e saj. Kunata Alba Saraçi ka mbërritur sot për të rrëfyer konfliktin disa vjeçar në familjen e tyre.

Ajo thekson se kunata po përdoret nga i vëllai madje ajo dhe femijët janë dhunuar gjithë jetën prej tij ashtu sikurse prindërit. 47 vjeçe e martuar dhe me 2 femijë. si familje kane patur konflikte me motrën e burrit, pasi vdiq vjehrra në korrik të 2014. Jetonin së bashku në të njëjtën banesë me vjehrrin dhe vjerrën, vjehrri është ende gjallë. Kunata Alba Saraci jetonte në Itali në atë kohë, para dy vitesh është kthyer prej andej. Filloi debatet sepse ajo donte të shiste shtëpinë.

Teuta dhe i shoqi nuk donin se nuk kishin ku të shkonin, ajo sillej keq, femijët rrinin me dado.  U detyruan shkuan per 2 javë tek prindërit e Teutës.

Kur shkojnë në banese gjejnë një letër nga gjykata për t’i paraqitur Ferdinandit kishte bërë padi e motra pa ditur ata asgjë. Kishte kërkuar urdhër mbrojtje pasi pretedonte se vellai i dhunonte atë dhe të atin.

Në shtator 2014 ajo ka çuar edhe të atin në azil, ishin tek prindërit e Teutës në Fier dhe nuk dinin asgjë. I  lajmëruan familjarët. Pas 3 muajsh e kanë marrë nga azili të  atin.  Ai ka qëndruar për një kohë te gjate ne spital pasi ishte i semure me diabet. Motra iku në Itali dhe u kthye në fund dhjetori 2016.

Ka qendruar për disa muaj në Shqipëri dhe ju ka shkuar një fature energjie e lartë. Teuta thotë se punonin në biznes dhe paguanin faturat një herë në 3 muaj.

Fatura ishte me një shumë  260 mijë lek të vjetra për 3 muaj. Kunata largohet për në Itali ndërsa familjes i janë prerë dritat në Prill 2017.

Kunata kthehet në qershor 2018, ajo ka kerkuar urdhër mbrojtje ndaj kunatës dhe e ka marrë, janë përplasur së bashku. Kanë hipur të dy si çift në vinç sepse nuk po gjenin dot drejtësi.

3 here i ati ka kërkuar urdhër mbrojtje ndaj të birit. E ka kërcënuar i ati nëse nuk firmoste do kishte punë me të. Teuta punon me fëmijët me probleme dhe me gratë e dhunuara.

Kanë marrë kredi për të marrë avokat që të ndiqnin çështjen nuk pranojnë urdhrin e mbrojtjes 1 vjeçar që ka marrë kunata ndaj Ferdinandit.

Tek KESH i kanë kërkuar dokumenta, ( kontratën e shtëpisë, libreza e pensionit) por ato nuk i kanë, për të sjellë dritat.

Kunata ka dhunuar edhe fëmijet. Ata ishin larguar kanë fjetur në makinë nëpër njerëzit e tyre nëpër hotele, prej 2 muajsh janë rikthyer në shtëpi. Babai dhe nëna e saj e ndjerë jane dhunuar gjithmonë nga vëllai madje dhe gruaja dhe fëmijët e tij.

Së bashku të dy e kanë dhunuar edhe Albën dhe jeta e përbashkët ishte e pamundur. Është kthyer nga Italia përkohësisht pasi i ati është në ditët e fundit të jetës së tij dhe në gjendje të rënduar shëndetësore dhe s’kishte kush të kujdesej për të.

Martesa e parë e Ferdinandit ka marrë fund për shkak të dhunës që ushtronte ndaj ish-gruas dhe fëmijëve dhe madje është denoncuar në polici në ato vite pikërisht për të njëjtën arsye.

“Unë kam pasur dy prindër që jo vetëm i ka respektuar një Kombinat, praktikisht janë dy prindër shembullor që shkojnë shumë.

Nëse unë mamanë time e doja, babain dyfish nga mënyra sesi respektonte mamanë. Praktikisht janë prishur prej vëllait tim, jo prej meje. Ferdinandi ka qenë problematik.

Vëllai ikte nga shtëpia  Vëllai ka qenë problematik që në moshë të vogël, të gjithë ia thonin, ka qenë i llastuar donte shumë vëmendje. Im vëlla është mësuar që çdo gjë i do nga të tjerët.

Unë me Ferdinandin i prisha marrëdhëniet para vdekjes së mamit. Mamaja ime për atë Ferdinand kanë përmbysur botën”, tha Alba.

Nga ana tjetër, kunata e saj, Teuta, e mohon që burri saj është i dhunshëm.

“Im shoq nëse do ishte i dhunshëm do më kishte dhunuar edhe mua edhe fëmijët. Unë gëzoj dashurinë e burrit dhe të fëmijëve.”-tha ajo.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb