TIRANE- Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe disa prej shkollave të mesme të Tiranës filluan implementimin e projektit “Historia Amerikane në sytë e adoleshentëve”.

Ky projekt do të pajisë nxënësit me aftësitë e të menduarit kritik nëpërmjet hartimit të projekteve, vizitave në muze dhe bisedave me historianë e specialistë të fushës. Gjithashtu, projekti ju jep pjesëmarrësve mundësinë të rrisin vlerësimin për historinë dhe vlerat e Amerikës dhe të bëjnë krahasime me zhvillimet historike në vendin tonë dhe në botë duke krijuar kështu një pikturë të qartë se si ngjarjet në vend lidhen ose influencohen nga ngjarje të tjera.

Në fund nxënësit do t’i nënshtrohen një konkursi me prezantime me postera dhe powerpoint dhe fituesit do të pajisen me çertifikata nga MAS dhe Ambasada Amerikane. Etapën e parë të këtij projekti e çelën nxënësit e shkollës së mesme të gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: