TIRANE – Në emisionin e sotëm “Me zemër të hapur” në News24, u trajtua çështja e Shqiponjës, një nëne nga Lazarati, që kërkon të vihet drejtësi për djemtë e saj.

Ngjarja e saj lidhet me aksionin e policise së shtetit në Lazarat si ne vitin 2014 po dhe ne vitin 2015, ku mbeti i vrarë dhe efektivi i policisë Ibrahim Basha.

Shqiponja rrëfeu sot gjithë tmerrin që ka kaluar nga viti 2014 e deri më sot. Ajo kërkoi drejtesi, duke deklaruar se nuk janë dy djemtë e saj vrasësit, por jane te tjere persona.

Historia

Marjol Boçi është djali me i vogël i familjes Boci, e cila prej vitit 2000 jeton ne Gjirokastër, por disponon shtëpi dhe tokë në fashtin e orgjinës Lazarat.

Në vitin 2014,  efektivët e policisë kanë bërë mbi 17 herë kontrolle në banesën e Boçit në fshat dhe nuk kanë gjetur as një bimë lënde narkotike.

Me 26 qershor te vitit 2014 në oren 14:00, 30 efektivë policie kanë zbarkuar sërish në banesën e Bocit, ku kane gjetur djalin e vogël Marjolin, 15 vjeç në atë kohë.  Ata i kanë deklaruar djalit se kanë gjetur në oborrin e shtepisë disa fishekë dhe nje qese me lëndë narkotike dhe po ate ditë kan prerë urdher arresti për të zotin e shtëpisë Edmond Boçin.

Pasi largohet policia nga banesa, një prej efektivëve ka lënë një qese mbi murin e oborrit. Djali e ka marrë me mbeturinat e tjera dhe e ka djegur mbrapa shtëpisë, ku nuk kane kaluar as disa sekonda dhe ka shperthyer qesja dhe djali sot eshte komplet i djegur në fytyrë dhe disa pjesë të tjera të trupit.

Mjekësia ka dalë në perfundimin se djali ishte djegur me mbetje baruti. Por fatkeqesitë në kete familje nuk mbyllen këtu, pas tre diteve arrestohet Edmondi ku dënohet nga Gjykata e Apelit me 3 vite dhe kater muaj burg… ( që më pas doli me amnistinë e vitit 2015)

Aksionet e policisë vazhduan edhe në 2015, ku gjate aksionit humbi jeten efektivi Ibrahim Basha. Ne ate kohe u shpall në kerkim nga policia e Gjirokastres Edmond Boci, i cili ndodhej në burg. Nje skandal i policisë e cila e korrigjoi me vonë listen e personave në kërkim.

Por për nënën e tre femijëve, Shqiponja te këqijat nuk kan te sosur pasi dy djemte e saj, Bajram Boci, 21 vjeç, ndodhet në arrati, pasi është dënuar me burgim të përjetshëm si i dyshuari kryesor i vrasjes së efektivit të policisë.

Ndersa djali tjeter Elvis Boci, 18 vjec,që në atë kohë është në burg dhe është denuar me 35 vite.

E ftuar në emision, Shqiponja, tregon se si ka dalë para policëve kur rrihnin djemtë e saj. 

“Kam jetuar në Lazarat deri në vitin 2000, kam shkuar në Gjirokastër pastaj. Shkoja në verë në Lazarat. S’kemi lidhje ne me hashashin, vetëm se jemi nga Lazarati. Ne i kemi braktisur shtëpitë që herët. Lazarati është përdorur nga të gjitha klasat politike. Se kush është nisur e nuk ka vajtur.

Djali im i vogël në Lazarat. Ka qenë 26 qershor. Kishim 3-4 ditë që kishim shkuar dhe shkuam në fshat se mbaruan fëmijët shkollën, se na bënin dhe qershitë, dhe kishim e kafshë. U fol për aksionin e policisë, dhe shkuam se mos na shkallmonin dyert për kontroll. Erdhën 17 herë. Dhe s’gjetën gjë. Pastaj mendova se kishin skeduar bashkëshortin tim për ta goditur, nuk e di kush e kishte urrejtjen për tim shoq Edmond Bocin. Erdhi policia për kontroll në orën 10. Para se të dilja nga shtëpia. Por në Lazarat nuk u luftua fenomeni, u luftuan banorët.

U kam shtruar dhe drekë ushtarëve se po vdisnin për bukë.

Ditën në mëngjes që u dogj djali, erdhi policia për kontroll, kontrolloi nuk gjeti gjë. Dhe unë i them djalit, që duhet të iki në Gjirokastër dhe po erdhi policia të kontrollojë mos u frikëso.

Na kanë thënë do vini për deklaratë, shefi i RENEA-s ka sharë djalin shumë rëndë, dhe kanë dhunuar të dy djemtë. Kam ulëritur në fshat se po më vdisnin djemtë. Nuk e di si e kam Elvisin gjallë djalin në burg, pas gjithë atyre grushta e shkelmave që kanë ngrënë,” rrëfeu Shqiponja.

Po ashtu përjetimet e tmerrshme i tregoi edhe bashkëshorti i Shqiponjës, Edmondi, babai i tre fëmijëve në një lidhje telefonike me emisionin.

“Jemi në një vend të degjeneruar. Tentova të kryeja vetëvrasje se nuk gjeja zgjidhje. Edhe sot jemi në pozicion më të vështirë akoma,” tha ai.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb