BRITANIE MADHE – Një 22-vjeçare britaike ka ndarë historinë dhe fotot e periudhës më të errët të jetës së saj më të gjithë.
“Katër vjet më parë shpëtova veten time, kisha hyrë në një rrugë shkatërrimi dhe këtë gjë as nuk e kisha kuptuar”
Kështu nis rrëfimi prekës por dhe në të njëjtën kohë plot jetë dhe shpresë i Hannah Koestlet, vajzës së re që arriti t’i shpëtojë sëmundjes së anoreksisë.

“Edhe pse nuk jam 100% të formës sime më të mirë sa i përket trupit të ri, parapëlqej këtë version të vetes sime, e fortë, e shpenguar, plot me energji.
Kurimi nuk ishte i lehtë, por është gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë. Mëson aq shumë nga vetvetja në procesin e çlirimit.

Anoreksia është një sëmundje që përfshin trupin dhe mendjen, shpresoj që dëshmia ime të bëjë të reflektojë me mijëra vajza që vuajnë siç kam vuajtur edhe unë.

Kur shikoj fotot e mia të vjetra, ndërgjegjësohem edhe më shumë për atë që më ka ndodhur. Por tani jam e lumtur dhe dua t’i tregoj gjithçka njerëzve”- ka thënë 22-vjecarja për mediat.

Hannah u diagnostikua me një anoreksi nervore në vitin 2011, kur ishte 17 vjeçe, ndërsa po mbaronte shkollën e mesme. Kishte filluar të reduktonte konsumimin e makaronave dhe të kalorive. Në pak muaj kishte arritur të vishte rroba që i vishnin fëmijët 10 vjeç.

Në 2012-ën gjërat shkuan mirë dhe Hannah kishte arritur një raport të peshës mesatare në përputhje me gjatësinë e saj. I kishte bindur prindërit që të shkonte dhe të jetonte e vetme në Austri.
Po ky vendim gati e vrau, pa asnjë kontroll prindëror, Hannah kishte vendosur të merrte gjatë gjithë ditës 100 kalori. Ajo e kishte fiksimin për t’u peshuar dhjetë herë në ditë. Deri sa një ditë, prindërit u shqetësuan, sepse nuk kishin lajme nga ajo dhe njoftuan policinë.

Kjo e fundit e gjeti në gjendje tepër të rëndë për jetën. Organet e saj jetësore po përkeqësoheshin dhe flokët po i binin. Por pastaj në fund të tunelit u shfaq një dritë, ajo ishte një klinikë në Austri. Edhe pse u desh një vit e gjysmë që vajza të rimerrte në dorë jetën e saj dhe të shërohej nga kjo sëmundje kaq e rrezikshme.

“Është e çuditshme të thuhet dhe ishte diçka e çuditshme të pranohej, ushqimi ishte ilaçi im. Nuk kishte mënyrë tjetër për t’u shëruar, përveç se të haja ushqim. Pak nga pak, me çdo kilogram që fitoja, e ndieja veten më mirë.

Tani jam sërish e lirë, po vazhdoj vitin tim të dytë në universitet. Mund të kujdesem për veten time, mund të flas, të qesh dhe të dal me miqtë”- përfundoi 22-vjeçarja.

>(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: