Nga: Paul Hildebrandt, Tagesspiegel

Kur babai e pa djalin e tij, Elidjon Gembin në televizor, u tërbua. Nisi të ulërasë, ta shajë dhe më pas heshti. Prej tre vitesh ata nuk flasin me njëri­tjetrin, edhe pse jetojnë në të njëjtën shtëpi. Arsyeja: Në një televizion francez, Gembi ishte deklaruar homoseksual publikisht. Në Shqipëri, ku homoseksualiteti u hoq për herë të parë në fillim të viteve ’90 nga lista e sëmundjeve mendore, ky është një provokim. Gembi është një nga të parët që ka thyer heshtjen. Bashkë me miq ai ka krijuar të parën organizatë, që kujdesen për të drejtat e komunitetit LGBT. Elidjoni, 26 vjeç, me mjekër të plotë dhe syze, është përgatitur prej kohësh për këtë hap. Ai është rritur në një shoqëri, në të cilën ekonomia u shemb përtokë pas rënies së komunizmit dhe njerëzit humbën besimin tek shteti. Për homoseksualitetin nuk flet askush. Kur ishte adoleshent, Elidjoni vuri re se pëlqente meshkujt, por nuk njihte askënd që ishte si ai.

Përvojat e para seksuale i ka me shokun e tij më të mirë. Kur ai zhvendoset për studime në kryeqytet, ai vë re se ka të tjerë si ai. Por edhe në Tiranë nuk ka klube për homoseksualët apo lesbiket, asnjë vend ku ata mund të takohen. Takimet organizohen në dhoma çati dhe më pas zhvillohen në sekret të plotë. Me daljen e rrjeteve sociale, këto mundësi janë shtuar. Grupi LGBT në Tiranë, i hapur në FB, i mundëson Gembit që të takohet me njerëz si ai. Një nga anëtaret e grupit propozon një takim në botën reale. Por shumë nga anëtarët e grupit kanë frikë që të takohen publikisht.

“Në shumë vende të Tiranës mund të sulmohesh, nëse fjala bie rrobat e mia cilësohen si ato të një homoseksuali,” shpjegon Gembi.

…Familja e Gembit nuk e dinte për jetën e dyfishtë të djalit më të madh të tyre. Elidjoni kishte nisur studimet e dyta, këtë herë një shkollë aktrimi, kur një gazetar francez kërkoi të bënte një dokumentar për OJQ­në e tyre. Përkthyesi shqiptar merr një kopje dhe e shet fshehurazi në një televizion të madh shqiptar. “Kur të afërmit u treguan prindërve të mi për këtë dokumentar, m’u shemb bota”, thotë Elidjoni. Familja nuk e ka falur akoma. Megjithatë në fusha të tjera gjërat po ecin. Muajt në vazhdim do hapet në Tiranë i pari klub homoseksualësh.

“Shqipëria nuk është akoma një vend miqësor me LGBT. Ne nuk kemi shkuar akoma në Europë, edhe pse kemi bërë një hap të madh,” thotë ai.
Marrë nga Mapo

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: