Alkidi 19 vjeç vuan nga skolioza në fazë të avancuar. Ai banon në Laprakë bashkë me prindërit. Djali prej 11 vitesh vuan nga kjo sëmundje. Deformimi është ne grade shumë të theksuar aq sa e ëma tmerrohet sa herë e lan.

Shprese djalit i ka dhëne një mjek turk. Alkidi duhet ti nënshtrohet urgjentisht një operacioni. Jeta e tij është ne rrezik. Alkidi nuk mund te lëvize, përveç skoliozës vuan nga zemra, nervat e këmbeve i ka të dëmtuar. Për shkak të skoliozes mushkëritë e tij janë te shtypura, dhe kjo i rrezikon tej mase jetën thonë mjekët.

Kërkon ndihmën e të gjithëve. Me ne faj ndihet i ati i tij. Ndihet i pafuqishëm për të shëruar të birin. Vete vuan nga hernia e nuk mund te punoje.

Mjekët i thane se ka mundësi të ngrihet në këmbë por operacioni kushton 22.000 euro. Para qe familja nuk i ka.

Kirurgu turk duke diskutuar me Elvisin dhe Sidritin thotë se gjendja e Alkidit është kritike.

“E kam takuar Alkidin rreth tre muaj më parë. Ai ndodhet në kushte shumë të vecanta sepse ka nje distrofi muskulare. Ai ka një çrregullim degjenerativ të muskujve që i krijojne këtë handikap. Gjithashtu kjo ka krijuar skoliozë, pra deformimin e shtyllës kurrizore.

Për shkak të skoliozes mushkëritë e tij janë të shtypura dhe kjo I rrezikon tej mase jetën. Sa më shume kalon koha, deformimi i tij rritet dhe kjo e shton rrezikun për jetën.

Në radhe te parë duhet të kuptojmë që gjendja e tij është shumë urgjente. Nga hera e parë që e kam takuar kam konstatuar që gjendja e tij po përkeqësohet dita ditës.

Pra është e rëndësishme qe te kryhet ndërhyrja sa me shpejt te jete e mundur. Duke qene se prej deformimit mushkëritë shtypen, qofte ne pozicionin ulur apo shtrire, ne do të ndërhymë për te drejtuar shtyllën kurrizore duke vendosur disa elemente metalike te cilat do ta fiksojnë shtyllën ne pozicion te drejte.

Pas ndërhyrjes ai do te ketë mundësi te ketë një frymëmarrje shume me te mire, dhe funksionimi i mushkërive do te përmirësohet dukshëm. Kjo ndërhyrje ka dy synime: E para t’i shpëtoi jetën. Duhet të bëhet ndërhyrja sa me shpejt, sepse koha nuk është ne favorin tone. Ai po përkeqësohet dukshëm dita ditës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: