TIRANE

Në këtë 8 Mars në Ditën Ndërkombëtare të Gruas në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” po rrëfehet 47-vjeçarja Teuta Gjinollari nga Tirana. Ajo tregoi konfliktet në familjen e bashkëshortit ku kunata dhe vjehrri janë bërë shkak që ajo së bashku me të shoqin dhe fëmijët të largohen për një periudhë kohe nga banesa.

Jetuan gjatë në një makinë, pas shumë urdhrash mbrojtje që pala tjetër ka marrë, gjë kjo që sipas tyre ka qenë e padrejtë, të indinjuar hipën në vinç të dy burrë e grua. Nga ajo kohë asgjë nuk është zgjidhur.

Prej 2 muajsh për shkak të një fature të papaguar jetojnë në errësirë pasi iu janë prerë dritat.

Për ndërsa Teuta rrëfente historinë në emision, një fqinj i tyre i quajtur Hafiz telefonin në emision dhe akuzon zonjën e bashkëshortin e saj se kanë dhunuar zotin Dervish, vjehrrin e saj gjatë kohës që jetonin me të. Teuta i ka mohuar akuzat dhe kërkoi një zgjidhje për problemin e saj.

“Dervishi është burrë i respektuar, po ka gjetur belanë me këtë grua dhe me djalin e tij, e ka gjetur belaja me këtë dhe të birin se këta e rrahin. Të rrahësh një plak me diabet është turpi i zotit. Kanë dy vjet pa drita se ia merrnin lekët këta Dervishit dhe nuk i paguanin”,- tha ai.

Në përgjigje, Teuta mohoi aktet e dhuëns.

“Nuk e njoh fare, në atë familje dritat i kam paguar unë. E bija e la të atin në azil e kam mbajtur unë”,- shtoi gruaja.

HISTORIA
Teuta Gjinollari është 47 vjeçe, e martuar dhe me 2 fëmijë. Si familje kanë patur konflikte me motrën e burrit, gjithçka ka filluar pasi vdiq vjehrra në korrik të 2014. Jetonin së bashku në të njejtën banesë me vjehrrin dhe vjehrrën, vjehrri është ende gjallë.

Kunata Alba Saraci jetonte në Itali në atë kohë, para dy vitesh është kthyer prej andej. Filloi debatet sepse ajo donte të shiste shtëpinë. Teuta dhe i shoqi nuk donin se nuk kishin ku të shkonin. Ajo sillej keq ndërsa fëmijet rrinin me dado. U detyruan e shkuan për 2 javë tek prindërit e Teutës për të shuar konfliktet. Kur shkojnë në banesë gjejnë një letër nga gjykata për tu paraqitur i shoqi Ferdinandi, pasi kishte bërë padi e motra pa ditur ata asgjë. Ajo kishte kërkuar urdhër mbrojtje pasi pretendonte se vëllai i dhunonte atë dhe të atin. Në shtator 2014 ajo ka çuar edhe të atin në azil, në periudhën kur ishin tek prindërit e Teutës në Fier dhe nuk dinin asgjë.

I lajmëruan familjarët se vajza kishte çuar të atin në azil. Pas 3 muajsh e kanë marrë nga azili të atin. Ai ka qëndruar për një kohë të gjatë në spital pasi ishte i sëmurë me diabet.

Motra iku në Itali dhe u kthye sërish në fund të dhjetorit 2016. Ka qëndruar për disa muaj në Shqipëri dhe në atë periudhë kur dhe ajo ishte në shtëpi ju ka shkuar një faturë energjie e lartë. Teuta thotë se punonin në biznes dhe paguanin faturat një herë në 3 muaj. Fatura ishte me një shumë 260 mijë lekë të vjetra për 3 muaj së bashku.

Kunata largohet për në Itali ndërsa familjes i janë prerë dritat në Prill 2017. Kunata kthehet në qershor 2018. Ajo ka kërkuar sërish urdhër mbrojtje nga Teuta dhe e ka marrë, janë përplasur së bashku. Kur e panë se nuk gjenin dot drejtësinë që kërkonin kanë hipur të dy si çift në vinç. 3 herë i ati ka kërkuar urdhër mbrojtje ndaj të birit dhe gjykata e ka pranuar kërkesën e tij, sipas saj padrejtësisht. E ka kërcënuar i ati Ferdinandin se nëse nuk firmoste do kishte punë me të. Teuta punon me fëmijët me probleme dhe me gratë e dhunuara. Kanë marrë kredi për të marrë avokat që të ndiqnin çështjen pasi nuk pranojnë urdhrin e mbrojtjes 1 vjeçar që ka marrë kunata ndaj Ferdinandit. Tek KESH i kanë kërkuar dokumenta, (kontratën e shtëpisë, libreza e pensionit) por ato nuk i kanë, për të sjellë dritat. Kunata ka dhunuar edhe femijet thote Teuta. Për një periudhë ata ishin larguar nga banesa, kanë fjetur në makinë, nëpër njerëzit e tyre, nëpër hotele e ku kanë mundur, prej 2 muajsh janë rikthyer në shtëpi, por ende janë pa drita.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb