TIRANE- Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” në News24 e nisën sezonin e ri të premten  e kaluar me historinë e Dajanës, 13-veçares që vuante nga një masë e stërmadhe tumorale dhe skolioza në Vlorë. Vajza lutej të kishte një jetë normale si moshatarët e saj. Lutja u dëgjua nga “Shqiptarët për shqiptarët”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Të vetmin që mund të kujdeseshin për të ishin gjyshi dhe gjyshja sepse prindërit nuk i kishte njohur kurrë. Ajo kishte nevojë të menjëhershme për operacion sepse çdo ditë që kalonte kthehej në rrezik për të, masa tumoriale që i ishte shfaqur kur ishte e vogël nuk lejonte rritjen e saj.

https://www.youtube.com/watch?v=nbR4JBqqPKc&feature=youtu.be

Gjyshja, shokët e klasës dhe mësuesja e saj Vera Zaho kërkuan ndihmën e emisionit të shqiptarëve të cilët reaguan menjëherë duke i mundësuar operacionin dhe duke i shpëtuar jetën.

Elvis Naçi në vizitën surprizë që i bëri në banesën e saj solli me vete edhe ambulancën.

Vajza u operua gjashtë orë rresht  nga një ekip me mjekë të huaj dhe shqiptarë.

Ndërhyrja ishte e komplikuar por fatmirësisht gjithçka përfundoi me sukses të plotë. Dajana është vajzë e fortë dhe e përballoi trimërisht gjithë fazën pas operacionit, madje mblodhi forcat dhe erdhi në studion e shqiptarëve për të na ngrohur zemrat duke na thënë se tashmë ndihej si çdo vajzë moshatare e saj.

Dajana ka marrë mijëra komente dhe mesazhe inkurajuese nga shqiptarët brenda dhe jashtë vendit pasi historia e saj bëri jehonë dhe preku shumëkënd.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb