TIRANË-Dy vëllezërit francezë me origjinë algjeriane në kërkim nga policia, pasi masakruan 12 persona në redaksinë e revistës Charlie Hebdo, para se të bëheshin ekstremistë fetar dhe të trajnoheshin në Yemen, ishin marrës droge të lidhur me kriminel të vegjël.

Said Kouachi, 34 vjeç dhe vëllai i tij Cherif, 32 ishin jetimë që ishin ishin sjellë në qendrën “Brittany”, në Francën veriore.

Vetë avokati i Cherif, i dënuar më parë për veprimtari terroriste e ka përshkruar atë si një ”dështak”, një shofer picash që tymoste hashash, i cili nuk dinte se çfarë të bënte me jetën e tij.

Lidhjet e tyre shqetësuese me organizatat terroriste kanë qenë të njohura nga autoritetet franceze për më shumë se 10 vjet.

Dy vëllezërit fillimisht u pikasën nga policia anti-terror franceze në vitin 2005, rreth kohës kur Cherif u shfaq në një program televiziv duke pretenduar se dëshironte të bëhej repist, por u arrestua pasi kishte lidhje me një grup terrorist që vepronte në pjesën veriore të Parisit.

Pas kësaj, Cherif u arrestua përsëri në vitin 2008, pasi u përpoq të hipte në një avion per në Damask me një kallashnikov AK-47, i cili u përdor për sulmin në Charlie.

Cherif dhe Said ishin të njohur dhe të arrestuar disa herë nga policia për lidhjet e tyre me terroristët. Të dy jetimë, ata lindën në Paris, por u transferuan në qendrën “Brittany” dhe u kthyen sërish në kryeqytet kur mbushën 18 vjeç.

Rreth kohës kur Cherif u shfaq në televizionet franceze, u shfaq i penduar për krimet e tij dhe se tani e tutje rruga e tij do ishte arti dhe muzika hip-hop.

Adresa e tanishme Cherif-së është një shtëpi në Gennevilliers, një zonë banimi rreth gjashtë kilometra jashtë Parisit.

Ai besohet të ketë jetuar në një apartament në katin e katërt me gruan e tij që nga viti 2006.

Fqinjët thanë se banesa e tij u zbraz ditën e djeshme rreth orës 15:00.

Pronari i një furre buke tha se Kouachi blinte shpesh bukë atje.
“Ai dukej shumë normal. Vishte rroba normale, rroba sportive dhe ishte shumë i sjellshëm. Kishte një grua që mbante shami dhe i kam parë të shtyjnë të dy një karrocë fëmijësh, por nuk e di nëse ishte fëmija i tyre apo jo”, tregon furrxhiu, i cili thotë se u trondit shumë pasi pa lajmet për fqinjin e tij.

Cherif mendohet se ka pasur lidhje me xhihadistin francez Djamel Beghal, i cili kaloi 10 vjet në burg për sulme terroriste, shkruan Telegraph.

Cherif dhe Beghal mendohet se kanë marrë pjesë në trajnimin ushtarak së bashku.

Vëllai i Cherif, Said Kouachi ka jetuar në katin e parë të një bllok ndërtesash të Kryqit të Kuq në Reims, ku policia bastisi banesën mbrëmjen e djeshme.

Said besohet se ka jetuar aty me partneren e tij dhe dy fëmijët.

Policia beson se të dy, si Said dhe Cherif kanë qenë në Siri vitin e kaluar, ndërsa dëshmitarët e djeshëm, thanë se dy vëllezërit thanë se nga Al Qaeda në Gadishullin Arab, një grup që vepron jashtë Jemenit.

Sipas shërbimeve inteligjente, Said dhe Cherif kanë qenë shumë mirë të përgatitur ushtarakisht. Ata vranë 12 persona, mes tyre 8 gazetarë dy policë, një recepsionist dhe një punonjës tjetër në redaksinë e revistës Charlie Hebdo.

Said dy fëmijët i ka marrë me vete kur ka qëndruar në Siri, madje në një poster të publikuar në Facebook, (ku nuk dihet nëse është i tij) i shkruan partneres së tij se dy djemtë e tyre tani janë “si ëngjëj në Parajsë”. /bota.al/

(d.d/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb