Një poster e një vajze, teniste që në një moment gati spontan ngre fustanin lart është realizuar në vitin 1974 nga Martin Elliot. “Tenistja’ u tha se ishte një modele me emrin Fiona Butler, e dashura e Elliot, por identiteti i saj zbulohet tani vonë. Peter Atkinson gjithmonë deklaronte se ajo vajzë në poster për të cilën meshkujt ëndërronin teksa e varnin nëpër muret e dhomave të tyre ishte ish-gruaja dhe jo Fiona Butler, por mundi që të faktonte këtë zyrtarisht vetëm tani vonë.

‘Fiona thoshte që kishte një foto nga Martin, por në realitet nuk është kjo foto” thotë Atkinson 72 vjec.
Atkinson shprehet se vetë Elliot, i cili vdiq nga kanceri në vitin 2010 i ka rrëfyer se Fiona Butler nuk ishte modelja e fotos së ‘tenistes’.

‘Fiona u fotografua nga Elliot, por kjo ndodhi vite pasi të realizohej fotoja e tenistes, që realisht është ish-gruaja ime”.

Atkinson thotë se Elliot rikrijoi foton origjinale më vonë me Butler, e cila në atë kohë ishte 18 vjec. Por në të vërtetë, imazhi që shkoi dhe u bë hit kudo në muret e dhomave të meshkujve, realisht ishte ai i ish gruas së tij.

Dhe realisht pati pak mister mbi këtë foto. Deri në vitin 1989 u përfol për një modele me emrin Athena, dhe vetëm në këtë vit, Fiona Butler hodhi hapin e parë dhe deklaroi se ishte ajo në atë fushë tenisi.

Tani zërat shtohen pasi fotoja ndër këto vite ka bërë miliona dollarë, që deri dje kanë qenë në llogarin e Elliot.

Dy milionë kopje janë shitur në kohën kur fotoja u bë publike për herë të parë. Zonja Butler, sot me mbiemrin Walker, nënë e 3 fëmijëve shprehet se nuk ka marrë asnjë lek deri më sot.
Atkinson thotë se përfituesja e vetme në këtë rast duhet të ishte ajo, ish gruaja e tij, që kur ishin tepër të rinj, ajo punonte si trajnere tenisi. Elliot, një prej nxënësve të saj iu lut të bënte një foto për të, iu përgjërua. Dhe ajo u bind. E martuar me Atkinson nga viti 1980 deri në vitin 1986, gruaja preferon të mbetet anonime. Ajo nuk dëshiron të bëhet publike, përderisa Fiona Butler njihet zyrtarisht si vajza ‘teniste’.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: