Presidenti Donald Trump gjithmonë është mburrur krenarisht me kopertinat e tij në prestigjiozen TIME, por kopertinën e fundit vështirë se do ta vari në murin e klubit të golfit. Imazhi i fuqishëm i kopertinës së revistës këtë javë tregon presidentin amerikan duke vëzhguar një vogëlushe 2 vjeçare që qan. Dixhitura e kopertinës është “Mirë se erdhe në Amerikë”. Fotografia e vajzës së vogël është shkrepur në kufirin amerikan nga fotografi i Getty Images John More gjatë kësaj jave. Fotoja të thyen zemrën. Është momenti i dhimbshëm pasi pas disa çastesh nënë e bijë u ndanë me forcë.
kopertina TIMES
Historia pas kopertinës
Deri më sot miliona njerëz panë foton e 2-vjeçares. Kjo foto u shkrep këtë të martë. Fotoreporteri i Getty Images, John More ka vite që mbulon luftëra, epidemi dhe kriza të refugjatëve rreth botës. Kjo është historia sesi ai gjeti vajzën dhe të ëmën e saj pranë Rio Grandes . Fotografia e kthyer në simbol është padyshim një ndër punët më me impakt në gjithë karrierën e tij. Prej 10 vitesh ai ka fotografuar kalimin e emigrantëve të paligjshëm për Getty Images shpesh herë behej pjese e emigrantëve që kalonin nga kufiri i Teksasit. E kishte studiuar vërshimin e emigrantëve nga çdo kënd e perspektivë. Dinte shtigjet e tunelet sekrete, kalimet më të sigurta nga Rio Grande dhe pikat më të mira e të sigurta kufitare si dhe protokollet e kufitarëve. E dinte se kur individët kalonin lumin ata gjithmonë vraponin për tu fshehur nga policia kufitare. Por grupet e mëdha që kaluan atë natë që ai ishte në terren u dorëzuan vetë tek agjentët amerikanë. Emigrantët që kërkonin azil ishin me familjet, të rraskapitur dhe të terrorizuar nga udhëtimi i gjatë. “Ishte errësirë” tha Moore për Washington Post “Nata ishte pa hënë, gati e pamundur për të bërë foto”. Por atij i duheshin fotografitë. Kishte pritur gjithë ditën familjet që do të kalonin nga ana tjetër e lumit. Këta njerëz nuk e kishin idenë se çfarë i priste me zbatimin e ligjit më të fundit ku fëmijët ndaheshin në kufi nga prindërit si asnjëherë më parë. Publiku amerikan sapo e kishte mësuar çfarë po ndodhte. Fotografi dhe agjentët e dinin. Vetëm emigrantët nuk e dinin. Zbritën nga varkat në llucë. Moore iu afrua emigrantëve pa që shumica ishin gra me fëmijë. Lexoi në fytyrat e tyre frikë dhe çlirim. Sipas marrëveshjes Moore nuk i lejohej të fliste me këta njerëz. Teksa agjentët i vunë në rresht të sapoardhurit, Moore pa një grua që po i jepte gji foshnjes së saj në mes te rrugës. “E pashë gruan në sy dhe shkrepa aparatin disa herë” Në spanjisht gruaja i rrëfeu pak nga historia e saj. Vajza e saj ishte 2 vjeç, kishin udhëtuar prej muajsh dhe ishin nga Hondurasi. Rrugës kishin kaluar shumë peripecia dhe rreziqe. Moore ishin gozhduar në këtë lumë prej 7 orësh pa lëvizur. Mendonte se kishte marrë aq foto sa i duheshin. “Përsëri po mendoja se nuk kam asnjë foto që të përcjellë dramën e një familje që po ndahej”.
Gruaja i lidh kepucet
Agjentët mbyllnin turnin brenda asaj ore dhe ai duhej të kthehej bashkë me ta. E pyeti gruan nga hondurasi nëse e lejonte ta shoqëronte atë dhe vajzën e saj deri në fund të procedurave që do ti kryheshin nga agjentët. Ajo e lejoi. Të gjithë u pyetën dhe u kontrolluan. Kur mbaruan punë më ta agjentët i hipën në një furgon për ti çuar drejt fatit që rezervon sistemi i emigracionit amerikan për ta. Gruaja nga hondurasi zvarriste këmbët drejt furgonit duke pritur radhën të hipte. Në foton e Moore duket sikur po i lidh vajzës këpucët. Në fakt ajo po ja zgjidhte siç parashikon rregullorja “Agjentët e kufirit ti marrin gjithë sendet personale, madje edhe lidheset e flokëve, rripat, paratë, unazat e martesës madje edhe lidhëset e këpucëve të fëmijëve”. Gruaja i vendosi lidhëset në një qese plastike me mbishkrimin “Siguria kombëtare”. Moore ishte pak metra më larg, i gjunjëzuar. Familjet e tjera ishin brenda furgonit. Fotografi e dinte se çdo foto që do bënte do ishte e fundit para se të kthehej në dhomën e tij të hotelit, e më pas do merrte avionin për në Konektikat do shkonte në shtëpi tek fëmijët e tij që e prisnin. “Gjithçka ndodhi kaq shpejtë. Gruaja e uli poshtë vajzë dhe agjenti po i bënte kontroll të trupit. Papritur fëmija filloi të bërtasë. I ndanë nga njëra –tjetra. Moore e bëri foto. Ai e kuptoi që këto ishin fotot që kishte pritur me orë të tëra madje me vite. Imazhet u kthyen në simbole dhe i treguan botës se çfarë po ndodhte në kufirin mes Meksikës dhe ShBA-së. Fotografia u bë virale dhe nxiti zemërim kundër Presidentit të SHBA, Donald Trump, administrata e të cilit kishte prezantuar një qasje “zero tolerancë” ndaj emigranteve dhe refugjatëve që kalonin kufirin jugor të SHBA-ve pa dokumente. Fëmijët e madje foshnjat dërgoheshin në strehëzat e emigracionit ndërsa prindërit vendoseshin në ambientet e paraburgimit.

Pas kritikave të ashpra për ndarjen e familjeve emigrante Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv për t’i mbajtur të bashkuara familjet emigrante që kalonin ilegalisht kufirin jugor te ShBA –ve.
Shumëkush e njeh fiksimin e Trump për tu shfaqur në kopertinat e revistës TIME. Më herët, Trump në mënyrë të rreme kishte pretenduar se ishte shfaqur në kopertinat e revistës TIME. Në qershor të viti të kaluar, gazeta Washington Post zbuloi se në disa nga klubet e golfit të Trump, shfaqej një kopje e fake e kopertinës së revistës TIME, me tituj pozitivë dhe foton e presidentit Trump. TIME i kërkoi Trumpit ti hiqte fotot e kopertinave nga muret e klubeve të golfit. Gjatë konferencës në Singapore Trump iu drejtua gazetarit të revistës TIME Brian Bennett “a do të jem në kopertinën e revistës këtë javë? pastaj u përgjigj vetë “Djalë, kam kaq shumë kopertina”
Përshtati në shqip Aurora Golemi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: