BRUKSEL – 56-vjeçarja Ketevan Kardava, korrespondente në Bruksel, ishte në aeroport kur ndodhën shpërthimet e kamikazëve. Reagimi i saj i parë ishte të hapte kamerën dhe të kuptonte ç’po ndodhte.

Fotoja e parë që ajo kapi ishte ajo e dy grave të gjakosura, që është përhapur në mbarë botën dhe po cilësohet si imazh ikonik i horrorit të së martës në Bruksel.

Aktualisht, 56-vjeçarja Ketevan Kardava është e sigurt në shtëpinë e saj.
“Nuk isha në gjendje t’i ndihmoja. Të gjithë ishin të mbuluar në gjak. Ato humbën këmbët e tyre”, u shpreh ajo.

Ndërkohë Kardava vazhdoi të kërkonte ndihmë dhe të realizonte foto, derisa u ndihmua nga ushtarët që e dërguan në një vend të sigurt.

Gruaja në foto me fytyrën e përgjakur është Nidhi Chaphekar, stjuardesë indiane, e cila priste nisjen e fluturimit drejt SHBA. Ajo dy fëmijë dhe aktualisht ndodhet e shtruar në spital, pa rrezik për jetën.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: