Një mësues “misterioz” nga Ferizaj i Kosovës Muhi Bega ka udhëtuar drejt shkollës së Jorinës së bashku me Sidrit Bejlerin.

Zoti Nuhi ka udhëtuar si mësues, si prind, dhe se thotë ka një arsye të madhe brenda këtij udhëtimi.

Nuhi Bega: Kur e kam parë Joridën duke qarë në klasë unë kam kuptuar dhimbjen e saj dhe e imagjinova si ajo qëndron me dhimbje në bankë. Jam prekur shumë unë dhe familja ime, të nesërmen më ka telefonuar djali nga Gjermania, më foli për historinë e saj. Djali im në Gjermani ka bërë dy operacione në shtyllën kurrizore të vështira vetë, tani është mirë. Dua ta takoj vetë Joridën në klasë.

Mësuesi futet në klasë ku u flet nxënësve: e kisha ëndërr të vija të vizitoja këtë klasë të bukur, ju keni një mësuese të mrekullueshme. U uroj shëndet paqe dhe lumturi, uroj të jeni mirë në mësime edhe me Joridën.

Sidriti: Ne si staf “Shqiptarët për shqiptarët” janë prekur shumë, gjithë këtë javë kanë qenë me zemër këtu tek Jorida. Historia e saj në bashkon të gjithëve, ajo ka një sprovë mbi supet e saj të njoma. Ne kemi ardhur për ty Jorida, këtu kam një letër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb