Marrëdhëniet e ndërlikuara të dy personazheve trajtohen në shfaqjen “Historia e kopshtit zoologjik”, me regji të Eni Janit, e cila vjen premierë në Teatrin Eksperimental. Ngjarja fillon dhe mbaron në kohë reale, përgjatë 1 orë e 10 minuta.

Xherri do të hyjë në bisedë me Piterin, një person të gjetur rastësisht, në një kënd të Central Park në New York, pranë Kopshtit Zoologjik. Dialogu fillon kur Piter “vendos” t’i kushtojë vëmendje ‘shokut’ të ri!

Vetëm kjo vëmendje i duhet Xherrit për të përshkruar jetën e tij të thjeshtë, larg “rehatisë” së Piterit. Ai përshkruan gjithë personat me të cilët jeta e ka përplasur pa mëshirë, duke kulmuar në marrëdhënien e koklavitur me një qen…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb