Muzika sjell lumturi edhe atje ku dhimbja është prezente çdo ditë. E për të bërë të lumtur dy motrat nga Gramshi, Aishe dhe Sidorela, të cilat janë të detyruara nga sëmundja që të rrinë në një shtrat, mendoi këngëtari Sidrit Bejleri dhe Alban Skënderaj.

Emisioni ‘Shqiptarët për shqiptarët’ arriti t’i plotësonte vajzave dëshirat e tyre. Ndonëse Skënderaj ishte idhulli i Sidorelës, njërës nga motrat, edhe këngëtari Sidrit Bejleri e gjeti fansen e tij në këtë shtëpi.

Ajo është Aisha. Pasi Albani këndoi me Sidorelën edhe Sidriti vendosi t’i bëjë një suprizë Aishes. Së bashku me Albanin këndojnë në frengjisht “Aisha”, duke e lumturuar edhe motrën e madhe.
sidorela takon albanin

Aishe, vajza e paralizuar
Aishe, vajza e paralizuar

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb