Sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 u rrëfye një nënë, e cila prej 9 vitesh e rrit e vetme djalin e saj që aktualisht është 11 vjeç.

Gruaja është divorcuar por ish-bashkëshorti, babai i djalit nuk ka kontribuar kurrë për rritjen e fëmijës. Gruaja rrëfen se është njohur me ish-bashkëshortin nëpërmjet telefonit, numërin e tij e ka gjetur në një gazetë.

Gjatë kësaj periudhe të njohjes burri jetonte emigrant në Angli. Pas një periudhe të shkurtër gati një vit çifti mori vendimin të bashkëjetonte. Gruaja rrëfen se më shumë rrinte me prindërit e tij, pasi burri jetonte në Angli dhe vinte në Shqipëri dy herë në vit. Gruaja i kërkonte shpesh herë bashkim familjar por ky i fundit sipas saj nxirrte pretekste duke i thënë që në Angli nuk kishte punë për të.

Bashkëshorti, sipas saj edhe pse jetonte në emigracion nuk sillte të ardhura, ndaj gruaja shpesh herë detyrohej të shkonte në familjen e saj. Kjo ka qënë edhe arsyeja që çifti grindej herë pas herë, derisa në ndodhi edhe grindja e fundit që përmbysi kupën. Burri qëlloi gruan dhe kjo e fundit ju drejtua gjykatës, e cila dha menjëhërë asaj urdhër mbrojtjeje.

Në 2010 gruaja mori fëmijën dhe u largua nga banesa bashkëshortore. Në anën tjetër nisur edhe nga zbardhja e vendimit të gjykatës duket se burri ka kërkuar që martesa mos të shkonte drejt divorcit, për hir të fëmijës.

Ai ka pretenduar se ish-bashkëshortja ka hequr fëmijën e dytë pa lejen e tij si dhe e ka gënjyer për moshën e saj në fillim të njohjes, pasi rezulton se gruaja është 9 vjet më e madhe. Megjithatë sot e kësaj dite gruaja ende nuk merr asnjë qindarkë për të birin nga ish-bashkëshorti. Ajo sot kërkon ballafaqim me të, por as aid he as ish-vjehrra nuk kanë dashur të përballen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb