TIRANË- Një histori e pazakontë vjen sot në emisionin “Me zemër të hapur” në “News24”. Një baba i ri në moshë dhe vajza e tij adoleshente ndodhen në studio për të rrëfyer një histori skandaloze që ka ndodhur në familjen e tyre.

Alfred Karaj, 34 vjeç nuk e ka të lehtë të tregojë tradhtinë bashkëshortore, por në kushtet që ndodhet ka zgjedhur këtë rrugë.

Ai është martuar në moshën 17-vjeçare me Shqipe Hysenaj dhe që vitin e parë të martesës sollën në jetë vajzën e tyre Xhulianën që sot është 16 vjeç. Në vitet e para të martesës marrëdhëniet e tyre ishin të mira dhe ata sollën në këtë jetë edhe tre fëmijë të tjerë, ndërsa jetonin së bashku dhe me prindërit e Alfredit.

Konfliktet kanë nisur para 7 vitesh në familjen Karaj, kur burri ka gjetur disa letra dashurie që gruaja e tij i shkëmbente me komshiun. Ky i fundit për hir të tre fëmijëve, që kishin në atë kohë vendosi ta falte dhe të rinisnin një marrëdhënie tjetër mes njeri-tjetrit duke i shtuar familjes së tyre edhe fëmijën e katërt.

Por Shqipja nga ana tjetër dukej hapur që nuk e donte me burrin e saj dhe vazhdonte ta tradhtonte.
Rrëfimet e vajzës së madhe janë shokuese. Ajo thotë se nëna përdorte valium në ushqim që të gjithë anëtarët e familjes edhe fëmijët e vegjël t’i zinte gjumi dhe në orët e vona ajo të fuste në banesë të dashurin që gjithmonë shoqërohej nga shoku i tij.

Në 1 janar Alfredi vendos ta përzërë nga shtëpia dhe ajo aktualisht jeton me personin në fjalë dhe tenton të marrë vajzën e madhe. Xhuliana vazhdon të tronditë me rrëfimin e saj, kur thotë se nëna i ka kërkuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një djalë pasi i duheshin 100 mijë lekë të vjetra. Babai Alfredi në kushtet e depresionit ka rrahur të dashurin e gruas dhe kjo e fundit ka bërë denoncim në polici.

Sot at e bijë kërkojnë mbrojtje dhe i luten gjykatës që dy fëmijët e vegjël mos të vendosen në ngarkim të nënës, pasi ajo është një grua e papërgjegjshme.

me zemer te hapur

INTERVISTA

Alfred si ndodhi që bashkëshortja juaj iku nga shtëpia para një muaji?
Iku sepse arriti deri sa të vidhte edhe lekë nga shtëpia. Ajo vinte në orën 1 apo 2 të natës dhe i binte derës me shqelma.

Xhuliana (vajza) ti je 16 vjeç, po nuk e ke vazhduar gjimnazin. Pse?
Sepse kisha probleme familjare, mes nënës dhe mamit. Mami na ka hedhur valium gjumi dhe pasi mami iku nga shtëpia e kuptova sepse gjeta ilaçet. E kuptova se vinte ai, Leonardi në orën 5 të pasdites.

Ai është banues në Fushë-Krujë me ju?
Po edhe ai në Fushë-Krujë.

Ti e ke parë nënën të shoqërohet me të?
Po e kam parë.

ALFREDI
Ke qenë në moshën 17-vjeçare kur e njohe nusen me mblesëri. Si ndodhi?
Po jam njohur me mblesëri. Unë i kam pasur 2 pleqtë invalidë dhe vëllai u martua dhe u nda dhe unë duhet të martohesha nuk kisha rrugë tjetër. Mblesi ishte dhëndri.

Si ka mundësi që dhëndri iu rekomandoi një grua të tillë?
Nuk ka qenë kështu në fillim. Pas 7 vitesh vazhdoi.

Çfarë nuk funksionoi?
Para një jave i rashë të dashurit të vet. Pastaj shkoi në polici dhe tha “më ra Alfredi”. Unë nuk e kam prekur me dorë. Vëllai i saj më ka ardhur në shtëpi me kaçavidë në shtëpi.

Kur e zbuluat për herë të parë që bashkëshortja ju tradhtonte?
Para 7 vitesh i kam gjetur letrat. Të gjitha faktet. Dilte e shihte dhe e fala prapë se erdhi babai i vet tek shtëpia duke qarë. E fala për hir të fëmijëve. Letrat i lexoi edhe baba i vet. Tha puthja është kulturë.

Bashkëshortja e pranoi që kishte lidhje jashtë martese?
Po e pranoi më tha, grisi letrat. Jo i thashë nuk i gris. Çova vëllain tek babai, e ai tha se puthja është kulturë, puthja në buzë është kulturë.

Pse e fale?
Unë e fala për hir të fëmijëve. Tani ajo ka zgjedh jetë tjetër. E tha edhe në polici. Unë kam zgjedhur jetë tjetër. Po t’ia thotë vëllait të vet që ka ardhur duke më kërcënuar mua. Më ka ardhur në shtëpi me gjithë dashnorin e motrës.

 

zemra e haur

VAJZA
Si iku mami nga shtëpia?
Mami iku pa dëshirë. Se vinte kur i donte qejfi. Më tha jam tek shoqja ime për darkë, por unë e gjeta në lokal me atë. Shkova e gjeta duke e ndjekur pas mamin.

Të tha kush t’i shkoje pas?
Më merrte gjithmonë me vete, ndërsa kohët e fundit nuk më merrte më.

Kur të merrte me vete mami ku shkonit?
Shkonim tek daja dhe na shoqëronte i dashuri i mamit.

Si ta prezantonte mami?
E kam shok më thoshte. Babi nuk ishte në dijeni.

Nuk bisedoje ti me mamin?
Unë i kam folur mamit 100 herë por nuk merr vesh. Mami na hidhte valium gjumi dhe babin e zinte gjumi dhe ai vinte natën tek shtëpia.

Ta ka thënë mami që i hidhte valium?
E kam kuptuar vetë. Rrinte 1 orë në banjë duke e shtypur dhe e hidhte nëpër pjata. Pasi u largua mami i tregova babit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb