Ai është 35 vjeç por i ka provuar të gjitha, pothuajse në jetë. Sot është një tenor me famë botërore por vjen nga një e kaluar e trishtë. Bëhet fjalë për tenorin Ramë Lahaj. Askush nuk do e besonte se dikur ka qenë ushtar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës edhe pse në moshë tepër të re.
Lahaj, përmes një postimi në Facebook u ka bërë thirrje të rinjve e të rejave që asnjëherë të mos i braktisin ëndrrat duke iu referuar pikërisht të kaluarës së tij.

Postimi në Facebook
20 vjet ndryshim. Ushtar në luftë, ushtar në paqe.
Bonu luftëtar i fuqishëm i jetës tande dhe fito të gjitha betejat që ia ke vënë vetës për synim. Projekto dhe realizo strategjinë për luftën tande.
Mos u bon qyqar e me kalu kohën tuj u ankue se jeta asht e vështirë dhe hiç gjë s’shkon qysh duhet! Bonu ushtar i denjë dhe mos lë front të ëndërrave të tua pa e fitue.
Kësaj herë t’fala nga Opera e Barcelonës, një prej fronteve të mia që sot më bon krenar që e fitova me nder.
Foto e marrë gjatë luftës në Kosovë. Viti 1999 dhe tjetra gjatë paqes në Barcelonë. Viti 2019.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: