TIRANË

Kryeministri Edi Rama publikoi mëngjesin e sotëm historinë e një vajzë e cila është punësuar në administratë pa konkurs falë rezultateve të saj në universitet dhe vlerësimeve të ndryshme. Rama shkruante se Drijona ishte punësuar falë Paktit për Universitetin.

“MIRËMËNGJES ? dhe me Drijonën, studenten ekselente që falë Paktit për Universitetin, sot i është bashkuar administratës publike, si edhe me vendosmërinë për të bërë edhe më shumë, teksa qentë lehin më fort, ju uroj një ditë të mbarë ?”, shkruante Rama.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Por PD ka zbuluar se Drijona Majevi ka qenë dhe më parë në administratë dhe nuk u punësua si studente ekselente. Ajo aktualisht është pjesë e administratës publike si nëpunëse civile.
Në video, vajza thotë se si aplikoi dhe u bë fituese e një pune në shtet, por sipas PD ajo rezulton se jo vetëm që ka mbaruar studimet para disa vitesh, por është ish-punonjëse në kryeministri, dhe në ministrinë e Ekonomisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb