Sot në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News24 ka ardhur rrëfimi i një gruaje 60-vjeçare nga Burreli. Gruaja ka kaluar në jetë shumë peripeci, bashkëshorti i parë është ndarë nga jeta në moshë të re, fëmijët nga martesa e parë kanë qenë njëri 3 vjeç dhe tjetri 6 vjeç.

Duke qenë se gruaja ishte në një moshë shumë të re familja e martoi me shkuesi. Nga martesa e dytë lindi edhe  një vajzë. Por bashkëshorti e dhunonte shpesh herë i dhunonte fëmijët e gruas nga martesa e parë dhe gruan ndaj dhe martesa e dytë shkoi drejt divorcit.

“E mbetur 33 vjeçe u detyrova t’i rrisja e vetme tre fëmijët. Pasi dy vajzat dolën në jetë, me mua mbeti djali i cili vuan nga skizofrenia. Aktualisht djali është 40 vjeç”, tregoi gruaja, e cika sot përballet e vetme me sëmundjen e djalit, i cili e dhunon vazhdimisht.

“Sëmundja sa vjen dhe rëndohet dhe ai sa vjen dhe bëhet më agresiv. Kam kërkuar shpesh herë ndihmë edhe në bashkinë e qytetit edhe polici por asnjë zgjidhje”, thotë 60-vjeçarja duke kërkuar rehabilitimin e djalit. Zonja jeton vetëm me ndihëm ekonomike e cila është 15 mijë lekë të vjetra. Kushtet e vështira e kanë sjellë nënën në emisionin “Me zemër të hapur” ku bëri apel për ndihmë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb