Kristiano Ronaldo arriti në Juventus këtë verë dhe tashmë po tregon të gjithë cilësitë që ai zotëron. Në 12 ndeshje në Seria A, ylli portugez ka shënuar 8 gola, por ai mund të thyejë shumë rekorde të ndryshme në radhët e bardhezinjëve. Më poshtë do gjeni disa prej tyre, të cilët duken se tashmë do të kenë një emër të ri.

Nëse luzitani vazhdon me formën e tij të mirë duke shënuar, Ronaldo mund të bëhet lojtari i Juventusit me më shumë gola në një sezon të vetëm, pasi një rekord i tillë mbahet nga Ferenc Hirzer, i cili shënoi 35 gola në 26 ndeshje gati njëqind vjet më parë, saktësisht gjatë sezonit 1925-26.

Në të njëjtën kohë, Ronaldo potencialisht mund të bëhet lojtari me më shumë gola në kampionatin italian në një sezon të vetëm teksa një rekord i tillë mbahet nga italiani, Gino Rossetti gjatë edicionit 1928-29 me 36 gola, shkruan SP.

Duke mbajtur këtë formë të mahnitshme, Ronaldo rrit shpresat të bëhet golashënuesi më i mirë në Itali. Gjithashtu ai do të bëhet lojtari i parë në historinë e futbollit, i cili do shpallet si golashënuesi më i mirë në Premier Ligë, La Liga dhe Seria A.

Fituesi i pesë “Topave të Artë” rrëmbeu 3 herë radhazi trofeun e Champions League teksa mbante veshur fanellën e Real Madrid, ndërsa një tjetër e fitoi me Manchester United pasi luajti 6 vite tek “Djajtë e Kuq”. Qëllimi dhe objektivi i vetëm i Juventusit në këtë sezon është që të triumfojë në Ligën e Kampionëve.

dhe kjo do të shkruante histori edhe për Cristiano Ronaldon, pasi do të fitonte tre tituj Champions me tre skuadra të ndryshme duke u bërë futbollisti evropian që fiton me “Los Blancos” katër të tillë dhe me United në vitet 2007-08. Një rekord i tillë mbahet nga Clarence Seedorf që ka fituar me Milan, Real Madrid dhe me Ajax.

Dhe së fundmi, ndoshta më e thjeshta e të gjithë atyre që u listuan më sipër është fakti se nëse Juventusi ia del që të fitojë kampionatin për herë të tetë radhazi, portugezi do të shkruajë emrin në historinë e futbollit  si triumfator i kampionateve ku la luajtuar në karrierën e tij.

Me pak fjalë, ky sezon pritet të jetë i gjithi i Ronaldos, pasi shanset dhe matematika duket se i kanë rezervuar një vend në lavdinë e futbollit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb